• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOKUMENTAT/ Si u bë Rovena Gashi me dy shtëpi dhe makinë të re, sapo Adriatik Llalla e mori pranë vetes (DETAJET E REJA)
Home
Uncategorized

DOKUMENTAT/ Si u bë Rovena Gashi me dy shtëpi dhe makinë të re, sapo Adriatik Llalla e mori pranë vetes (DETAJET E REJA)

13 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë, Uncategorized

Nuk kanë të sosur çuditë me Rovena Gashin, ish Drejtoreshën e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme. Pas publikimit të skandalit të fshehjes së 16 pasurive nga ana e saj në një vlerë mbi 2 milionë euro, dalin në pah te tjera detaje të cilat tregojnë se e gjithë rruga pa kthim drejt zhytjes së saj në rastet e mëdha të korrupsionit siç sekretari Amerikan i Shtetit tha për Adriatik Llallën, kanë nisur në Prokurorinë e Përgjithshme.

Më poshtë po botojmë deklaratat e pasurisë së Rovena Gashit të plotësuara me dorën e saj, të vitit 2012 dhe atë të një viti më pas, të vitit 2013.

Eshte shume interesante të konstatosh se gjatë vitit 2012 kur ishte një prokurore e thjeshtë zonja Gashi jetonte në një banesë në Durrës ku asaj i takonin 20% (1 milion lekë të reja) ose 10- 15 metra të një shtëpie 2+1 dhe shkonte në punë me një Fiat Punto.

Nërsa po të shohësh deklaratën e vitit 2013, kur ajo sapo është emëruar nga Prokurori i Përgjithshëm i ri i vendit (7 dhjetor 2012) Adriatik Llalla, në pozicionin e Drejtoreshës së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, atëherë ka nisur edhe lulëzimi i saj i menjëhershëm pasuror.

Brenda një viti, e shohim që Rovena Gashi të ketë tashmë shtëpi të re në Tiranë, shtëpi të re në Durrës dhe pasi ka çuar për “skrap” Fiat Punton e saj të famshme, është bërë edhe me makinë të re. Të gjitha këto, kushtojnë më shumë se 200 mijë euro, ndoshta. Por zonja Gashi tashmë ishte krahu i djathtë i Kryeprokruorit të Shqipërisë dhe nuk i dridhej më dora për të investuar që të ngjtej edhe nga ana pasurore, në lartësinë e re që e ngriti fati dhe puna e saj me z. Llalla.

Më poshtë deklaratat e pasurisë së viteve 2012 dhe të 2013 që shpjegojnë këtë kapërcim pindarik të stadit social ekonomik dhe standardit të jetesës së Rovena Gashit.

DEKLARATA E PASURISE E VITIT 2012

Siç mund ta shihni nga faqja e parë e kësaj deklarate, znj. Rovena Gashi ishte një prokurore e thjeshtë pranë Prokurorisë së Tiranës.

DEKLARATA E PASURISE E VITIT 2013

Siç mund ta shihni në faqen e parë këtu poshtë, ky është edhe viti i parë që znj. Gashi bën deklarimin e pasurisë jo më si deri në vitin 2012 si një prokurore e thjeshtë, por tashmë në detyrën e Drejtoreshshë së Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, kur Adriatik Llalla i sapozgjedhur Prokuror i Përgjithshëm e ngriti në detyrë, për shkak të meritave të saj të veçanta!

 

Përgatiti: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Filluan dhuratat e dasmës. Mikeshat e Afërdita Dreshajt kanë një “porosi seksi” për çiftin… (FOTO)
Previous article Helmimi i ish-agjentit rus, Moska i përgjigjet ashpër Britanisë: Ata që janë përgjegjës…

Redaktor2

Postime të ngjashme

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit Aktualitet

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT