• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DOKTOR VDEKJA” I KALON DHENDRIT STAFETËN/ Diploma e 1993-shit që hodhi poshtë sajesat e fytyrënxirëve
Home
Politikë

“DOKTOR VDEKJA” I KALON DHENDRIT STAFETËN/ Diploma e 1993-shit që hodhi poshtë sajesat e fytyrënxirëve

31 March, 2020 F.autor Politikë

Nga Endri Kajsiu/

E gjithë opozita e ka humbur busullën në këto ditë pandemie. Askush nuk bën përjashtim. Që nga Sali Brisha, i pagëzuar tashme me meritë si Doktor Vdekja, për shkak të statuseve makabër dhe të mbushur me mashtrime që publikon në kolektorin e tij të ujërave të zeza psikike në Facebook, e deri tek Tritan Shehu, kampioni i deklaratave kontradiktore në këto kohë të vështira.

Goditja më e fortë, nga e cila nuk po e marrin dot veten, pavarësisht përpjekjeve të Lulzim Bashës për t’u shfaqur, herë mirëkuptues e herë konstruktiv, ka qenë dërgimi në Itali i 30 mjekëve dhe infermierëve nga qeveria shqiptare, në ndihmë të popullit Italian.

Ky veprim i qeverisë shqiptare ka gjetur jehonë ndërkombëtare, është përshëndetur me një entuziasëm të paprecedentë nga populli, mediat dhe politikanët e të gjithë krahëve në Itali, duke ua ngritur kokën lart atyre qindra mijëra shqiptarëve që prej vitesh tashmë janë pjesë e shoqërisë së vendit fqinj. Por ky shpërthim entuziasmi dhe burim krenarie, është në përpjestim të zhdrejtë me nihilizmin proverbial të disave në Tiranë, të cilët që kur ata mjekë dhe infermierë u nisën drejt Italisë, nuk po lënë gur pa lëvizur dhe pikë vreri pa derdhur, në përpjekje për të hedhur sa më shumë hije mbi atë akt solidariteti.

Ndërkohë që gazetarë dhe politikanë italianë po ia përplasin në fytyrë shteteve evropiane aktin e Shqipërisë, si një shembull që duhet të ndiqet nga të gjithë, një grusht fytyrënxirësh në Tiranë nuk po heqin dorë nga sajesat as sot. Dje u përpoqën të qarkullojnë një lajm, sipas të cilit 30 misionarët tanë nuk kishin liçencë. Dhe pasi vetë mjekët dhe infermierët që kanë shkuar në Itali, ua hodhën poshtë me një elegancë të përsosur, pa harruar të bëjnë thirrje që t’i lënë të punojnë se atje kanë shkuar për punë, sot mjeshtrat e manipulimit (ndonëse primitiv), nxorrën nga dheu një tjetër lajm të pavërtetë: Një nga infermierët na qenkësh pompist në Vorë.

Gazetarë të mirënjohur të medias konfirmojnë se lajmi në fjalë ka dalë nga zyrat e Partisë Demokratike. Sigurisht, nuk është për t’u habitur që SHQUP-u vazhdon të ecë denjësisht në traditën e Babales. Ndryshojnë vetëm aktorët. Ikën Salianji, vjen dhëndrri i Saliut.

I fundit në radhën e manipulatorëve që shoqëria shqiptare i ka degdisur prej kohësh në skaje, ishte dhëndrri i Doktor Vdekjes: Abi Malltezi. I ngazëllyer në nxitimin për të sharë me patjetër aktin e Kryeministrit, ai ka postuar lajmin e “pompistit”, që sipas tij ka shërbyer si fasadë. Por Malltezi, dhëndrri që një ditë të bukur u gdhi pronar i apartamenteve dhe miliona eurove në pronat që dikur i përkisnin klubit Partizani, një pasuri “që i ra në prehër” për të vetmen arsye se është dhëndrri i ish Kryeministrit të Shqipërisë në kohën kur kjo pasuri iu mor klubit Partizani, është përgënjeshtruar menjëherë nga diploma e Infermierit në fjalë, e cila është e vitit 1993…

Edhe pse të gjithë e dimë që turpi dhe dinjiteti janë tashmë fjalë të huaja për këta njerëz, ai zotëri që ka shkuar duke vënë veten në rrezik në Itali, dhe këtu përgojohet nga ky soj meriton një NDJESE të fortë. Po kush t’ia japë…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Pandemia e COVID-19 prek 800 mijë persona në gjithë botën, 38.714 viktima
Previous article KORONAVIRUSI/ 11 pjesëtarë të një familjeje në Durrës të infektuar me COVID-19

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit Politikë

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT