• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Doganat e Trumpit: Ekonomia gjermane e pret me kritika
Home
Nderkombetare

Doganat e Trumpit: Ekonomia gjermane e pret me kritika

10 March, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump e nënshkroi dekretin për dogana ndëshkuese për çelikun dhe aluminin. Reagimet ndaj këtij hapi të Trumpit janë kritike në të gjithë botën, edhe në Gjermani.

Të enjten (08.03) presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi dekretin për doganat ndëshkuese ndaj çelikut dhe aluminit. Rregullorja e re hyn në fuqi brenda 15 ditësh. Në të gjithë botën reagimet kanë qenë negative. Ekonomia gjermane po ashtu ka reaguar me kritika ndaj këtij vendimi, duke kërkuar njëkohësisht vetëpërmbajtje. Kreu i Dhomës Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë, (DIHK) Martin Wansleben deklaroi në Berlin, se SHBA me këtë hap dëmtojnë jo vetëm ekonominë botërore, por edhe veten.

BE duhet të ngrejë padi në Organizatën Botërore të Tregtisë, kërkoi Wansleben. Në të njëjtën kohë, duhet që në bashkëpunim europian në bazë të rregullave të OBT të jepet “një sinjal europian për tregtinë e lirë”. Një shkallëzim i doganave europiane “duhet penguar në çdo rast”, ka thënë kreu i Dhomës Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë.

“Marrëdhëniet tona do ta tejkalojnë këtë irritim”

Doganat amerikane do të preknin ndjeshëm ekonominë gjermane. Presidenti i Punëdhënësve gjermane, Ingo Kramer për gazetën gjermane “Rhein Neckar Zeitung” ka thënë se në  “kohët e konkurrencës së globalizuar dhe digjitalizuar”, izolimi është “një rrugë absolutisht e gabuar”. Ndërsa eurodeputeti për politikën e Jashtme në BE, David McAllister bëri fjalë për një “sprovë” të marrëdhënieve transatlantike. Kundrejt grupit mediatik “Funkegruppe” ai megjithatë kërkoi reagim të mençur. “Ne duhet të veprojmë tani me kujdes dhe të bëjmë gjithçka për të mënjanuar edhe shkallëzimin e grindjes tregtare e aq më shumë një luftë tregtare.” McAllister u shpreh me besim se “marrëdhëniet tona do ta tejkalojnë këtë irritim.”

Trump i sheh vendet europiane si partnerë jo të drejtë. Ai dha shenja se do të jetë i hapur, nëse BE është e gatshme për të negociuar. Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi reagoi i shokuar. “Nëse dikush ngre dogana kundër aleatëve, atëherë shtrohet pyetja, kush është armiku?”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Hashashi, problem në Shqipëri? Shihni ç’bën një shqiptar në Uashington
Previous article DEKRIMINALIZIM/ Afrim Krasniqi: Deputetët të përjashtohen edhe nga partitë

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT