• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FOTO/ Hashashi, problem në Shqipëri? Shihni ç’bën një shqiptar në Uashington
Home
Sociale

FOTO/ Hashashi, problem në Shqipëri? Shihni ç’bën një shqiptar në Uashington

10 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjafton një ligj në letër dhe realitetet janë krejt ndryshe.

Në Shqipëri hashashi, kanabisi, marijuana jo vetëm kanë mbyllur në qeli qindra persona, por janë kthyer edhe në problem të mprehtë politik.

Në Uashington, SHBA, një shqiptar qesh me këtë histori.

Oltion Hyseni ka emigruar në SHBA  në vitin 2005.

Sot ai dhe e fejuara e tij kanë një një dyqan marijuane. I ligjshëm, sigurisht.

Oltioni fillimisht punonte si agjent imobiliar, në shit-blerjen e pasurive të paluajtshme, por ai tha për DITA se kishte prej kohësh pasion dhe kuriozitet për hashashin dhe për vetitë e tij kuruese.

Ai tregon se nga viti 2005 deri në vitin 2012 ka kultivuar në sasi shumë të vogla, një deri në pesë rrënjë marijuanë për përdorim kurativ dhe personal.

Në vitin 2012 shteti ku jeton legalizon kultivimin dhe shitjen dhe organizon një lotari për personat që do të hapnin tre dyqane të tillë.

Oltioni merr pjesë, dhe ishte një nga fituesit e kësaj lotarie.

Prej pesë vitesh dyqani i tij Ocean Greens, përveç marijuanës tregton edhe produkte të ndryshme me përbërje kanabisi, si p.sh., biskota, çajra, pije energjike, deri edhe kremëra për qetësimin e muskujve.

Spas ligjit, klientët e tij duhet të jenë 21-vjeç e sipër.

Oltioni tregon për DITA se një pjesë e konsiderueshme e klienteve janë grupmosha e tretë, të cilët vijnë për motive kuruese dhe shëndetësore, por edhe rinia vjen aty në shoqëri për të kaluar një fundjavë “happy”.

Stafi i Ocean Greens përbëhet  prej 18 vetësh, ndër të cilët një pjesë e konsiderueshme janë shqiptarë.

Në një nga fotot e dërguara për DITA, tre prej tyre bëjnë shqiponjën.

I pyetur si e sheh situatën në Shqipëri, Oltioni thotë me nota humori se mund të vijë që sot që t’ju tregojë me “numra dhe fakte” të interesuarve të qeverisë shqiptare (n.q.s ka të tillë), që marijuana mund të përdoret jo vetëm për arsye “qejfi”, por kryesisht për arsye mjekesore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dosja e telefonave të Dodës bashkohet me çështjen e gjykatësit Shkëlqim Mirit
Previous article Doganat e Trumpit: Ekonomia gjermane e pret me kritika

Redaktor2

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT