Me një postim në rrjetet sociale, Erion Veliaj ka shprehur mirënjohjen në këtë vit të parë të mandatit të tij të dytë. Në shkrimin e tij ai ka sjellë në vëmendje disa nga ngjarjet e vështira të këtij viti, si tërmeti apo Koronavirusi.
Ai e mbyll me mesazhin: “Do ta mund këtë flamë e do ju ribashkohem edhe më i fortë!”, duke iu referuar Covid-19.
“Mirënjohje nga zemra për gjithë mbështetjen tuaj në këtë vit të 1 të mandatit të dytë. Nuk ka qenë aspak vit i lehtë me dy tërmete dhe pandeminë, që vijon të na ngërthejë ende sot, por Tirana nuk e ka ndalur për asnjë çast transformimin e saj falë jush. E për këtë jam çdo ditë krenar! Do të vijojmë të punojmë për qytetin e ëndrrave, me po të njëjtën dashuri si ditën e parë. Do ta mund këtë flamë e do ju ribashkohem edhe më i fortë! Bashkë”, shkruan Veliaj. Kujtojmë se kryebashkiaku njoftoi dy ditë më parë se ishte prekur nga Covid-19 dhe kishte simptoma të lehta të virusit.