Një ngjarje e trishtë tronditi mëngjesin e sotëm politikën shqiptare, deputeti socialist Bashkim Fino ndërroi jetë në moshën 59- vjeçare nga COVID-19.
Ai ishte prej ditësh i shtruar në spital dhe mbahej në oksigjen por për fat të keq nuk mundi të dilte fitimtar nga kjo betejë e vështirë me virusin vdekjeprurës, i cili i shkaktoi arresti kardiak.
Por kush ishte Bashkim Fino?
Bashkim Fino lindi në Tiranë më 12 tetor 1962. Ka kryer studimet për Financë në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Tiranës.
Karriera e tij politike në Partinë Socialiste është e hershme. Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik.
Deputeti Fino ishte renditur i 4 në listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Fierit.
Bashkim Fino ka mbajtur disa poste ministrore. Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004-2005, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.
Ikja e tij shkatktoi një dhimbje të madhe tek miqtë e tij kolegë. Tē shumta qenë mesazhet e tyre ngushëlluese dhe dedikimet prekëse për deputetin socialist Fino.
Gjithashtu qeveria shqiptare ka vendosur që 29 marsin ta shpalli ditë zie kombëtare në nder të ish-Kryeministrit të “Pajtimit Kombëtar”.
Alpenews.al sjell dedikimet e miqve dhe kolegëve politikanë dhe i shpreh ngushëllime familjes së Bujar Finos.














