• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“EFIKASITETI…”/ Specialisti shqiptar i shëndetit publik shpjegon me detaje vaksinën kineze
Home
Aktualitet
Kronikë

“EFIKASITETI…”/ Specialisti shqiptar i shëndetit publik shpjegon me detaje vaksinën kineze

29 March, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Leidon Shapo, specialisti shqiptar i shëndetit publik në Londër, foli në “Ditari” në A2 mbi vaksinën kineze, me të cilën në Shqipëri ka nisur procesi i vaksinimit masiv.

Në situatën aktuale ku ndodhet Shqipëria, Shapo u shpreh se nuk ka luksin të presë për vaksina të tjera, ndërsa thekson se ka pikëpyetje në lidhje me efektet dhe efikasitetin e vaksinës kineze në grupmoshën mbi 70 vjeç.

“Nuk besoj se kjo ndikon në cilësinë e vaksinës, pasi mbahet në kushte frigoriferike normale. Besoj se nga kjo anë duhet të flemë të qetë. Por ajo që ngre pikëpyetje për vaksinën kineze, e cila është mjaft e efektshme për fazat një dhe dy të testimit, por në vende të ndryshme ka treguar efikasitet të ndryshëm. Konsistente në çdo vend kanë qenë efektet anësore. Nga Turqia e dimë që janë bërë rreth 15 milionë vaksinime dhe efektet anësore të raportuara janë të vogla ose të mesme. Nuk kemi raportim të efekteve të rënda. Ky është njëri aspekt, ndërsa tjetri është ai i efikasitetit.

Në Brazil efikasiteti ka qenë në 54%, i cili është ngjitur në 78% kur janë marrë parasysh rastet e mesme dhe 100% te rastet e rënda, por gjithmonë te grupet e vogla. Sa i përket moshave mbi 70 vjeç, që po vaksinohen në Shqipëri, aty të dhënat çalojnë. Ky është një nga problemet e mëdha edhe në Kinë. Ideja është se në Brazil procesi është nisur mirë dhe më pas ka pasur përplasje me popullatën sepse dhe shkencëtarët brazilianë dhe të tjerë kanë ngritur pikëpyetje në të dhënat në përgjithësi.

Gjithsesi, ka nga ata që mendojnë se teknologjia e kësaj vaksine, e cila përdor të gjithë komponentin viral dhe jo vetëm një pjesë të genomës, bën që ndoshta kjo të funksionojë më mirë në disa grupmosha të caktuara, e cila mund të jetë 18-59 vjeç. Sa i përket grupmoshës mbi 60 vjeç ka debat”, u shpreh Shapo.

Megjithatë, specialisti i shëndetit publik u shpreh se Shqipëria nuk ka luksin të presë variante të tjera vaksinash. “Është interesante pasi Shqipëria ka marrë edhe Pfizer, ka marrë edhe AstraZeneca, si dhe Sputnik, por në sasi të vogla. Për moshat mbi 70 vjeç është më mirë të aplikohet vaksina kineze sesa të mos aplikohet asgjë, qoftë sikur të marrim një efikasitet 50%. Në këtë pjesë ngrihen edhe pikëpyetjet pasi mungojnë të dhënat për të ditur ekzakt se çfarë ndodh me këto grupmosha, por s’mund të presim për vaksinat e tjera”, u shpreh Shapo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBAT I "ASHPËR"/ Topalli ia thotë “në sy” Gjekmarkajt: Nuk ke asnjë kontribut në PD! Ti ishe kandidat i Bashës dhe shfaqeshe si...
Previous article "DO NA MUNGOJË BUZËQESHJA JOTE..."/ Miqtë dhe kolegët socialistë prekin me DEDIKIMET për ndarjen nga jeta e Bashkim Finos: Tronditëse...

F.autor

Postime të ngjashme

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT