• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO MBJELLIM PEMË E SHPRESË”/ Rama në Petrelë: “Parku i besimit” s’është simbol i fesë, por faltore për jetën e natyrën
Home
Politikë

“DO MBJELLIM PEMË E SHPRESË”/ Rama në Petrelë: “Parku i besimit” s’është simbol i fesë, por faltore për jetën e natyrën

11 October, 2025 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në prezantimin e projekteve të 12 finalistëve nga vende të ndryshme të botës, për ndërtimin e “Parkut të Besimit”, një hapësirë unike që do të ndërtohet në Petrelë, brenda të cilit do të bashkëjetojnë të gjitha besimet fetare.

Në fjalën e tij, Rama tha se Parku i Besimit nuk është një simbol i fesë, por është një faltore adhurimi ndaj jetës dhe natyrës. Shefi i qeverisë tha se park është shumë më tepër se ndryshimi i një hapësire, por është një transformim përmes së cilit duan të mbjellin jo vetëm pemë, por edhe shpresë e vazhdimësi.

Sipas kryeministrit, ‘Parku i Besimit’ do të jetë një hapësirë e re për reflektim, frymëzim dhe bashkim shpirtëror, ku secili do të mund të ndjejë lidhjen me natyrën dhe me rrënjët e historisë sonë.

Prej shumë kohësh flas e pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë e të nisë të gjallojë. Jemi mbledhur në këtë vend që dikur formësohej nga gjuha e ashpër e urdhrave dhe divizioneve të kazermave ushtarake, një vend ku unifomiteti marshonte shumë më fort se uniteti.

Së shpejti do kemi mundësi ta çelim këtë hapësirë, për një qëllim krejt të ndryshëm, për akt për njerëz krijues, të talentuar e për këdo që na viziton e kërkon ta ndajë këtë hapësirë. Por, më shumë se kaq, po rrekemi sot nisim diçka më të butë, po nisim të mendojmë në terma konkrete, përballë dhjetëra projekteve për të ardhmen e një zonë të tërë që do bëhet parku i besimit.

Ky është shumë më tepër se ndryshimi i një hapësirë, është një transformim kuptimplotë dhe s’ka të bëjë me fshirjen e së shkuarës, por duam të mbjellim pemë, shpresë e vazhdimësi. Parku i Besimit nuk është simbol i fesë, është një faltore adhurimi që nuk bën pyetje se në çfarë besoni, ju fton të vini të mrekulloheni tek qëndresa e heshtur e pemëve të fikut, të vini re formën e pemëve e të ullirit dhe të kuptoni atë çfarë kuptuan paraardhësit tanë, që zhvillimi nuk ishte thjesht në sfond, ishte në fakt shkrim i shenjtë”, tha Rama.

Rama shtoi se parku nuk do të jetë një “muze besimi”, por një “skripturë e gjallë”, që do të shkruhet jo me bojë e doktrina, por me rrënjë, pemë dhe tokë.

“Dua t’iu them diçka nga ato ku thotë zoti mbolli Kopshtin e Eden dhe pastaj vendosi njeriun. Këto pemë, fik, shegë, hurma nuk u zgjodhën për bukuri, ishin bashkudhëtarë profecie, që u rritën në dëshirën dhe përgjërimin e kohës, u kthyen në strehë për eksil, mëshirë e me radhë. Nuk është muze besimi, është skripturë e gjallë që nuk shkruhet me bojë, por me rrënje, jo me doktrina, por me hije, pemë e tokë, një hapësirë që heshtja nuk është mungesa e zërit , por prania e vëmendjes”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Lirohet nga 41 biss Altin Kodra, vuajti dënimin për vrasjen e një biznesmeni
Previous article SHBA/ Mbyllja e qeverisë, administrata Trump nis shkurtimet nga puna! Preken mbi 4 mijë punëtorë në 7 agjenci

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT