• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Mbyllja e qeverisë, administrata Trump nis shkurtimet nga puna! Preken mbi 4 mijë punëtorë në 7 agjenci
Home
Nderkombetare

SHBA/ Mbyllja e qeverisë, administrata Trump nis shkurtimet nga puna! Preken mbi 4 mijë punëtorë në 7 agjenci

11 October, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Administrata e Donald Trump ka filluar të pushojë nga puna mijëra punonjës federalë, në një përpjekje për të ushtruar presion mbi demokratët mes mbylljes së vazhdueshme të qeverisë. Drejtori i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit në Shtëpinë e Bardhë, Russell Vought, njoftoi në një postim në rrjetin social X se “procesi i RIF ka filluar”, duke iu referuar terminologjisë zyrtare për “reduktime në forcën punëtore”. 

Një zëdhënës konfirmoi se pushimet nga puna kanë nisur dhe i cilësoi si “të konsiderueshme”. Më vonë, u bë e ditur se 7 agjenci federale kishin nisur të pushonin nga puna mbi 4,000 punonjës. Qeveria është ligjërisht e detyruar të japë një paralajmërim 30-ditor për punonjësit që do të preken nga pushimet. 

Ndër agjencitë më të prekura janë Departamenti i Thesarit dhe Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS), ku janë dërguar njoftime përkatësisht për rreth 1,446 dhe 1,100–1,200 punonjës. Departamenti i Arsimit dhe ai i Strehimit dhe Zhvillimit Urban planifikojnë të shkurtojnë të paktën 400 punonjës secili, ndërsa Departamentet e Tregtisë, Energjisë, si dhe Sigurisë Kombëtare kanë në plan të pushojnë nga 176 deri në 315 punonjës. 

Në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA), 20 deri në 30 punonjës morën njoftime se mund të përfshihen në pushimet e ardhshme. Ndërkohë, mund të pasojnë edhe agjenci të tjera federale. 

Sindikata të mëdha si Federata Amerikane e Punonjësve të Qeverisë (AFGE) dhe AFL-CIO kanë paditur administratën për ligjshmërinë e këtij veprimi, duke kërkuar nga një gjykatë federale në Kaliforni të ndalojë përkohësisht pushimet nga puna. Presidenti i AFGE, Everett Kelley, e quajti këtë veprim të administratës “të turpshëm” dhe një abuzim të qëllimshëm të mbylljes së qeverisë për të shkarkuar punonjës që ofrojnë shërbime jetike për komunitetet në mbarë vendin. 

Ndërkohë, mosdakordësitë politike vazhdojnë në Kongres. Demokratët refuzuan të votojnë për planin e shpenzimeve të propozuar nga republikanët, duke kërkuar mbrojtjen e kredive tatimore që ulin kostot e sigurimeve shëndetësore dhe rikthimin e financimit për Medicaid. Nga ana tjetër, republikanët i akuzojnë demokratët për bllokimin e qeverisë dhe pasojat që kjo po shkakton për shërbimet publike dhe punonjësit. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO MBJELLIM PEMË E SHPRESË"/ Rama në Petrelë: “Parku i besimit” s’është simbol i fesë, por faltore për jetën e natyrën
Previous article I KËRKUAR NGA SPAK PËR TRAFIK DROGE NË NORVEGJI DHE BELGJIKË/ Ekstradohet nga Spanja Juxhin Drazhi! Pjesë e grupit të Visit të Pojës

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT