• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DJEGIA E MAKINËS/ Zbulohet historia e ngjarjes: Gruaja mori hak ndaj burrit pas divorcit, porositi që të…
Home
Breaking News

DJEGIA E MAKINËS/ Zbulohet historia e ngjarjes: Gruaja mori hak ndaj burrit pas divorcit, porositi që të…

6 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Bashkëshortja hakmerret pas divorcit: porosit t’i djegin makinën. Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, si përgjegjës për djegien e makinës “Toyota”, të ndodhur natën e 3 shtatorit në lagjen “24 Maji”, shkruan “Panorama”.

makina1

Shkëlqim Hoxha akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme, i nxitur nga një e afërme e tij. Kjo e fundit kishte porositur djegien e makinës për ish-bashkëshortin e saj, Seit Seitaj.

Pas ndarjes, ata kishin pasur herë pas here konflikte me njëri-tjetrin dhe për këtë arsye, gruaja duket se kishte vendosur të hakmerrej për ndarjen, duke i kërkuar të afërmit të saj, Shkëlqim Hoxha, që t’i digjte makinën. 41- vjeçari Hoxha, duke përdorur një sasi të vogël benzine, i vuri flakën makinës “Toyota” në pronësi të Seitajt.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të së hënës. Nga hetimet, Policia zbuloi se zjarrvënia në makinën “Toyota Yaris” me targë AA 660 RJ ishte e qëllimshme e për këtë arsye nisi hetimet. Automjeti ishte i parkuar pranë banesës së pronarit dhe ka qenë ky i fundit që ka lajmëruar Policinë për ngjarjen.

Pas marrjes në pyetje të Seit Seitajt, Policia shoqëroi 6 persona. Pronari deklaroi para grupit hetimor se ishin konfliktet me ish-bashkëshorten, që mund të kishin nxitur këtë ngjarje. Mësohet se 41-vjeçari, pavarësisht se është ndarë me gruan, procedurat për divorcin e tyre vazhdojnë ende në Gjykatë.

HETIMET

Në automjet, sipas Policisë, dyshohet se është vendosur një sasi lënde djegëse, ndërsa automjeti është djegur thuajse plotësisht, duke pësuar dëmtime të konsiderueshme. Pas hetimeve të kryera nga Policia, ka rezultuar se Hoxha dyshohet të jetë autori i ngjarjes, ndërsa sipas burimeve nga blutë e Vlorës, mësohet se autori është një i afërm i ish-gruas të pronarit të mjetit.

Sipas të njëjtave burime, konfirmohet se Sitaj ishte divorcuar me gruan e tij pak kohë më parë dhe nuk kanë munguar konfliktet me njëri-tjetrin, çka ka çuar më pas që i afërmi i saj, pikërisht 41-vjeçari Shkëlqim Hoxha, të kryejë aktin duke vendosur lënde djegëse dhe më pas zjarrin në automjetin tip “Toyota”.

41-vjeçari Hoxha akuzohet tashmë për veprën penale të “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. “Seksioni për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, pas ngjarjes së djeshme, ku më datë 03.09.2018, në orën 04:00, në lagjen ‘24 Maji’ u përfshi nga flakët automjeti tip ‘Toyota’ me targa AA 660 RJ në pronësi të shtetasit S.S, menjëherë pas hetimeve të kryera u bë e mundur zbulimi, identifikimi dhe ndalimi i shtetasit Shkëlqim Hoxha, 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet ta ketë kryer këtë vepër penale në mënyrë të qëllimshme”, bën të ditur Policia, ndërkohë që materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JAPONI/ Tërmet 6.7 ballë, 2 të vdekur e dhjetra të plagosur
Previous article RISHIKIMI I KUFIJVE/Serbët e Kosovës gati të presin presidentin Vuçiç

k.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT