• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RISHIKIMI I KUFIJVE/Serbët e Kosovës gati të presin presidentin Vuçiç
Home
Rajon

RISHIKIMI I KUFIJVE/Serbët e Kosovës gati të presin presidentin Vuçiç

6 September, 2018 k.autor Rajon

Në prag të vizitës së kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në veriun e Kosovës, komunat e kësaj pjese të vendit, të banuara me shumicë serbe, në mënyrë të ngutshme janë duke u bërë përgatitjet për pritjen e tij, si dhe duke rregulluar infrastrukturën rrugore.

Nën dritën e vazhdimit të bisedimeve në Bruksel dhe zgjidhjes së mundshme përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, serbët në veri të Kosovës po presin se çfarë do t’u komunikohet gjatë fundjavës së ardhshme, për kur edhe është paralajmëruar vizita e Vuçiçit.

Shefi i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriç e ka paralajmëruar vizitën e presidentit serb si më gjithëpërfshirëse dhe më përmbajtësore.

Miladija Petkoviç nga Mitrovica e Veriut, thotë se pret shumë nga kjo vizitë.
“Nga presidenti presim shumë, por nuk e dimë se çfarë mund të bëjë për ne. Këtu është mjaft vështirë. Për shembull, për të siguruar barnat duhet të shkojmë në Rashkë, fatkeqësisht. Por, çfarë të bëjmë, ai po përpiqet aq sa mundet dhe i lumtë për këtë”, tha Petkoviç.

Por, ajo shtoi se vështirë se mund të arrihet ndonjë zgjidhje për gjendjen aktuale.
“Dëshirë kam, por vështirë se mund të ndodhë. Shumë vështirë. E shihni se sa janë kundër, madje edhe te ne, tanët. Por, ai (presidenti Vuçiç) është i fuqishëm”, tha Petkoviç.

Nemanja Mishiç nga Mitrovica e Veriut, thotë se nuk pret që vizita e tanishme e Vuçiqit të jetë më e rëndësishme se sa ato më parë.

“Mendoj që në esencë do të jetë njëjtë sikurse edhe herën e kaluar kur erdhi presidenti, ndonëse unë dje kam dëgjuar se afati përfundimtar (për arritjen e marrëveshjes) është shtyrë për vitin 2019. Kështu që, vetëm po bëhet shumë zhurmë dhe asgjë më shumë. Vetëm të qëndrojmë ne këtu, që ta ruajmë punën, në mënyrë që të mund të jetojmë. Më pas, mbase do të bëhet më mirë, hap pas hapi”, tha Mishiç.

Siç është paralajmëruar, pritet që presidenti serb Vuçiç ta përfundojë vizitën ditën e diel, me një adresim në tubimin në Mitrovicë të Veriut.

Igumeni i Manastirit në Deçan, Sava Janjiç ka shkruar më herët në rrjetin social Twitter se në shkollat serbe po bëhen të ashtuquajturat lista të punëtorëve, të cilët duhet të jenë të pranishëm në tubim më 9 shtator dhe se urdhri ka ardhur nga një institucion i rëndësishëm shtetëror i Serbisë.

Një veprim i tillë, sipas kryetares së Lëvizjes Evropiane të Kosovë, Rada Trajkoviç, është krejtësisht, siç e quan ajo, “sekret publik”. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se megjithatë, në krahasim me periudhat e kaluara kur presioni vinte vetëm nga institucionet e shtetit të Serbisë, tashmë ky presion vjen edhe nga institucionet e Kosovës.

“Marrë parasysh që të gjitha zgjidhjet për kuadro vijën përmes (Milan) Radoiçiçit (nënkryetar i Listës Serbe) nga Mitrovica e Veriut, i cili i kontrakton punësimet e njerëzve në institucionet e Kosovës, tash serbët e Kosovës, nga të dyja anët, janë të shtyrë dhe u duhet që t’i përgjigjen obligimit të punës, i cili nënkupton praninë e obligueshme sa herë që Vuçiq të vizitojë hapësirën e Kosovës”, tha Trajkoviç.

Ajo ka shtuar se janë bërë lista paralele të atyre që duan dhe të atyre që nuk duan që të jenë të pranishëm në tubim.

“Këta që nuk pranojnë, dyshohet se kërcënohen me pushim nga puna, por populli, megjithatë, po tregon një rezistencë të caktuar madje edhe ndaj presioneve të tilla, të cilat janë të ndërlidhur me ekzistencën e tyre”, u shpreh Trajkoviç.

Për sa u përket institucioneve të Kosovës, Trajkoviq tha se bëhet fjalë për vetëqeverisjet lokale dhe degët e tyre, gjegjësisht për organet e këtyre institucioneve, ministrive dhe ministrave, të cilët janë në Qeverinë e Kosovës. Sipas saj, “përmes mekanizmave të tyre, bëhet presion ndaj popullatës, ndaj të kthyerve, si dhe njerëzve që marrin shtesa të caktuara, sociale, pensionet dhe të tjera”.

Presidenti serb Vuçiç dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të premten, më 7 shtator, do të takohen sërish në kuadër të dialogut të Brukselit. Ndërkaq, dy ditë më pas, të dielën, më 9 shtator, Vuçiq do ta vizitojë Kosovën, siç është thënë, për të biseduar me banorët serbë.

Deri më tash, presidenti Thaçi, disa herë ka deklaruar që në Bruksel do ta paraqesë nismën për korrigjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që nënkupton edhe bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, por jo edhe ndarje apo shkëmbim të territoreve ose autonomi për serbët. Ndërkaq, presidenti serb Vuçiç, ka deklaruar se angazhohet për caktimin e kufijve me shqiptarët në Kosovë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DJEGIA E MAKINËS/ Zbulohet historia e ngjarjes: Gruaja mori hak ndaj burrit pas divorcit, porositi që të…
Previous article DY SEANCA NË NJË DITË/ Opozita në Elbasan, mazhoranca  në parlament. Ja çfarë pritet të diskutojnë

k.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT