Ka marrë fund makthi në lagjen nr.9 në Korçë, ndërsa ekspertët nga Tirana eliminuan vatrat aktive toksike.
Dje u dyshua se po digjeshin mbetje të rrezikshme në godinën e ish-trikotazhit, ndërsa 10 familje u mbyllën brenda, për shkaka të frikës nga ndotja e ajrit.
Pas eliminimit të vatrave, ekspertët matën nivelin e ndotjes së zonës, ku rezultoi se nuk i rrezikohej shëndeti banorëve.


