• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DISA MUAJ PAS DALJES NGA BURGU NDËRRON JETË NEHAT KULLA/ “Gjenerali” që terrorizonte Tiranën në 1997
Home
Aktualitet
Kronikë

DISA MUAJ PAS DALJES NGA BURGU NDËRRON JETË NEHAT KULLA/ “Gjenerali” që terrorizonte Tiranën në 1997

16 June, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Nehat Kulla i njohur si Gjenerali ose i forti i 1997-ës ka ndërruar jetë. Kulla është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare. Ai ka ndërruar jetë papritur në banesën e tij në Tiranë.

Kulla pak kohë më parë la dhe qelinë e burgut të Fushë-Krujës, pas dënimit me 20 vjet burg për vrasjen me paramendim të shtetasit Halim Gjuzi, ish-shoferi i ish-zv/ministrit të Arsimit, Halit Shamata. Kulla e kreu të gjithë burgimin, pasi fitoi disa herë ulje të dënimit.

Kohët e fundit në burg ai pati vizita dhe nga njerëz të politikës, pasi deputeti Kujtim Gjuzi që është shprehur se është miku i tij, shkoi dhe e takoi në qeli. Kulla pak kohë më parë humbi dhe vëllain e tij, Ramazan Kulla, pasi ishte prekur nga COVID-19.

Kush ishte Nehat Kulla?

Nehat Kulla, i njohur të gjithë si “Gjenerali” i Kinostudios e Tufinës është i njohur për bandën që kishte krijuar në vitet 1997-1998 dhe vëproi në fshatin Tufinë në Tiranë. Ky grupim i tij u krijua pas trazirave  të vitit 1997. Teksa Tirana dhe e gjithë Shqipëria digjej nga lufta civile që po zhvillohej, ai së bashku me familjarë e miq të tij mbanin të paprekur repartin “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve të popullsisë.

Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mbajtën repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën “Gjenerali”, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë. Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, ku u garantonte banorëve të Kinostudios dhe Tufinës qetësinë, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij. Banda e tij kreu shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme.

Nofka “Gjenerali”

Nehat Kulla, ish-i forti i Tiranës në vitin e mbrapshtë 1997, do të vetëquhej Gjenerali pasi kishte grabitur një kamionçinë ushtarake tip Chevrolet me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake. Ai shoqërohej gjithmonë nga një eskortë e armatosur me automatikë dhe vetë asnjëherë nuk e lëshonte automatikun nga dora.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTOHEN DY TË SHPALLUR NË KËRKIM/ 63 vjeçari nga Kruja përndiqte një grua...
Previous article KËTO JANË MINUTAT MË ME VLERË PËR ENEDËN/ Vajza e vogël e mëson të këndojë ndryshe teksa e shoqëron me piano (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë Aktualitet

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI)

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT