• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIMRI I VËSHTIRË PO VJEN/ Masat që po marrin vendet e BE për të përballuar çmimet e energjisë
Home
Nderkombetare

DIMRI I VËSHTIRË PO VJEN/ Masat që po marrin vendet e BE për të përballuar çmimet e energjisë

4 September, 2022 s.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Përballë rritjes së çmimeve të energjisë, vendet e BE-së po marrin masa për të lehtësuar qytetarët. Në të njëjtën kohë, në nivel evropian priten vendimet e takimit të jashtëzakonshëm të ministrave të energjisë më 9 shtator, si dhe deklaratat e presidentes së BE-së Ursula von der Leyen më 14 shtator në lidhje me propozimet e Komisionit Evropian për vendosjen e një tavani mbi çmimet e energjisë.

Gjatë takimit të jashtëzakonshëm, do të shqyrtohen propozime të tilla si vendosja e një tavani për çmimin e gazit të përdorur për prodhimin e energjisë elektrike ose ndërhyrjet për të parandaluar keqfunksionimet e tregut, siç shpjegoi në fillim të kësaj jave ministri çek i Industrisë Jozef Sikela.

Masat që po marrin vendet e BE

Nga ana tjetër, Italia po përpiqet të përballojë rritjen e vazhdueshme në sektorin e energjisë me një sërë masash.

Qeveria e kryeministrit italian Mario Draghi ka miratuar që nga fillimi i vitit ndihma urgjente për familjet dhe bizneset e vendit, në total pesëdhjetë miliardë euro. Ndër të tjera, ai uli taksat shtetërore për karburantet me tridhjetë cent për litër, miratoi rimbursimet e taksave për bizneset që konsumojnë një sasi të madhe gazi natyror, si dhe uljen e TVSH-së në 5% për faturat e gazit dhe energjisë elektrike të dërguara për tridhjetë milionë familje dhe gjashtë milionë ndërmarrje tregtare.

Presidentin francez Emmanuel Macron ka deklaruar “fundin e bollëkut dhe pakujdesisë’. Franca po përgatitet për atë që pa dyshim do të jetë një dimër i vështirë, ku askush nuk mund të parashikojë përmasat e vështirësive.

E vetmja gjë që është e sigurt është se reaktorët bërthamorë francezë do të punojnë tani e tutje “me kapacitet të plotë”. Vetëm se kjo ka të bëjë me gjysmën e atyre që ekzistojnë në vend, pasi gjysma tjetër janë jashtë funksionit për arsye mirëmbajtjeje.

Ndërkohë, qeveria federale austriake dhe qyteti i Vjenës ranë dakord pak ditë më parë për të shpëtuar, me një linjë kredie prej të paktën 2 miliardë euro deri në prill, ofruesin më të madh të energjisë në vend, Wien Energie, në mënyrë që të mos prishet siguria energjetike e rreth 2 miliona banorë të kryeqytetit.

Ulja e TVSH-së për energjinë në 6% në baza të përhershme u vendos javën e kaluar nga qeveria belge, me qëllim uljen e faturave të konsumatorëve dhe bizneseve. Kjo masë fillimisht u miratua në mënyrë të përkohshme në mars 2022

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "URDHRI ËSHTË DHËNË NGA KRYEMINISTRI EDI RAMA"/ Çfarë shkruan media polake për aksionin e IKMT-së te “Prestige Resort”
Previous article KTHJELLIME DHE RRITJE TEMPERATURASH/ Parashikimi i motit për sot

s.autor

Postime të ngjashme

"DIL JASHTË TË FLASIM"/ Zbardhet si përfundoi i vrarë me thikë në fyt 24-vjeçari shqiptar në Itali Aktualitet

"DIL JASHTË TË FLASIM"/ Zbardhet si përfundoi i vrarë me thikë në fyt 24-vjeçari shqiptar në Itali

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin Botë

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë Breaking News

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT