• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DIALOGU”/ SHBA-Kosovës: Hiqni taksën ndaj prodhimeve serbe ose përballuni me pasojat
Home
Rajon

“DIALOGU”/ SHBA-Kosovës: Hiqni taksën ndaj prodhimeve serbe ose përballuni me pasojat

27 January, 2019 k.autor Rajon

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shprehën të prera në qëndrimin e tyre drejtuar qeverisë së Kosovës përsa i përket taksës ndaj Serbisë. “Pezullojeni menjëherë taksën ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, ose, përballuni me pasojat”. Në një komunikatë për medie, të lëshuar nga Ambasada e SHBA-së, thuhet se procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian duhet rifilluar, ndërsa, pengesat që vijnë nga anash për këtë proces janë kundër interesave të SHBA-së.

Jo veprime që janë kundër interesave tona strategjike

“Një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe me dobishmëri të ndërsjellë është në interesin strategjik të Shteteve të Bashkuara. Thërrasim hisedarët (pjesëmarrës shën. red.) nga Kosova dhe tjerët nga rajoni që të tregojnë përkushtim ndaj normalizimit, paqes dhe stabilitetit rajonal, dhe ndaj lëvizjes nëpër shtegun drejt integrimit evropian. Ne ritheksojmë pikëpamjen tonë, se një pezullim i menjëhershëm i tarifës në importet nga Serbia dhe Bosnja është një masë e nevojshme për të rimëkëmbur momentumin në Procesin e Dialogut. Presim edhe nga hisedarët e tjerë të ndërmarrin masat e tyre konstruktive”, thuhet në komunikatën e Ambasadës së SHBA-së, duke tërhequr vërejtjen që mos të punohet kundër interesave të SHBA-së.

“Kosova apo cilido mik tjetër i Shteteve të Bashkuara nuk mund të ndërmarrë veprime që janë kundër interesave tona strategjike, pa u ballafaquar me pasojat për marrëdhënien tonë bilaterale”, thuhet me tej në komunikatë, duke kërkuar nga udhëheqësit politik të Kosovës që të tregojnë lidership. “Ajo çka është e nevojshme tani është një lidership i guximshëm për të promovuar qëllimet tona të përbashkëta. Kjo është ajo që na ndihmon neve për të mbajtur një marrëdhënie të fortë bilaterale”, përfundon komunikata e Ambasadës së SHBA-së.

Interes pezullimi ka, por më parë njohja e Kosovës

Por aktualisht qeveria e Kosovës duket nuk e ka ndërmend ta heqë taksën ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnje- Hercegovivës. Kryeministri Ramush Haradinaj thotë, se “pa një marrëveshje politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, taksa nuk hiqet”. “Ne kemi hyrë në disa dimensione të reja në politikë në Kosovë do të thotë këtë vit shumicën e kohës do ia kushtojmë ekonomisë. Marrëdhëniet ekonomike Kosovë-Serbi janë të rëndësishme, ndonjëherë kanë me u rregulluar, por duhet me iu pri edhe nga marrëdhëniet politike, pra pa një marrëveshje politike Kosovë-Serbi është zor me i mbajtur të rregulluara marrëdhëniet e tjera. Ne jemi të hapur, pra jemi të interesuar me e pezulluar taksën, nëse ka gatishmëri për me u rregullu marrëdhëniet Kosovë-Serbi politike, e që nënkupton edhe njohjen e Kosovës pra”, ka thënë Ramush Haradinaj.

Para se të publikohej deklarata e ambasadës së SHBA-së, kryeministri Ramush Haradinaj ishte edhe më shumë i prerë në qëndrimin e tij, për mos-heqje të taksës ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjes e Hercegovinës, duke thënë se “për shkak të letrës së presidentit Trump dërguar në Kosovë, Kosova ka hequr dorë nga masat e mëtejshme të parapara ndaj Serbisë”. “Nuk e kemi në plan mos ta respektojmë letrën e presidentit Trump, pra ne jemi ndalë në veprime që kanë qenë të planifikuara të pasojnë, në respekt pikërisht të aleatit tonë, Amerikës, e letrës së presidentit Trump, t’i japim një mundësi procesit. Ne e shohim që Serbia nuk është ndalur, ajo po e rrit agresivitetin e vet dhe duhet ta vlerësojmë një herë se si të veprohet më tutje”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se “tarifa për mallrat serbe do të vazhdojë të mbetet në fuqi derisa Serbia të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës”.

“Ne nuk kemi urrejtje ndaj asnjë populli në botë mirëpo, do ta mbrojmë veten. Ose njihemi në mënyrë reciproke, ose siç kam thënë më herët, nëse Vuçiqi e Daçiqi thonë “nikada” në gjuhën e tyre, “nikada nuk ju njohim” pra “kurrë nuk ju njohim”, çka po presin atëherë prej neve? Ne të themi po e largojmë tarifën? Jo, ata nikada – ne kurrë, pra nuk e largojmë kurrë”, tha Ramush Haradinaj, pas një mbledhje të qeverisë.

Kritika nga opozita

Kritik ndaj qëndrimit të kryeministrit Haradinaj u shpreh partia më e madhe opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie Avdullah Hoti, tha se “këmbëngulja e qeverisë për këtë tarifë është e pakuptimtë”. “Sa më shumë që përkeqësohet situata në Kosovë duke u paralizuar institucionet e Kosovës një nga një me greva, aq më shumë qeveria insiston në taksën prej 100 për qind. Përveç taksës kjo qeveri nuk ka asgjë tjetër për t’iu ofruar qytetarëve”, tha Avdullah Hoti.


Avdullah Hoti, LDK

Nga ana tjetër, autoritetet e Serbisë vazhdojnë të mbajnë qëndrimin e tyre se pa heqjen e taksës nga Kosova ndaj prodhimeve të tyre, nuk e fillojnë dialogun me Kosovën. Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se “bisedimet me Kosovën duhet të vazhdojnë”, por, sipas tij, “nëse dikush mendon se me vënien e taksës do të zgjidhë problemet, e ka gabim”. “Besoj se presioni ndaj Kosovës do të jetë gjithnjë e më i madh. Mendoj se të gjithë ua kemi borxh paqen brezave të rinj, sepse lufta nuk mund të na dërgojë askund”, transmeton televizioni N1 të ketë thënë Aleksandër Vuçiq.

Qeveria e Kosovës vendosi taksa 100% ndaj mallrave serbe me 21 nëntor të vitit të shkuar, pasi sipas autoriteteve në Prishtinë, “Serbia nuk po ndalet duke bërë agresion politik dhe diplomatik kundër Kosovës”. Nga ana tjetër taksa bëri që Serbia ta pezullojë dialogun me Kosovën. Dialogu Prishtinë-Beograd për përmirësimin e marrëdhënieve nisi shtatë vjet më parë, mirëpo rezultatet nuk ishin të kënaqshme. Bashkimi Evropian dhe SHBA-së tani po kërkojnë një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të dyja vendet, ndonëse në procese të ndara, të bëhen pjesë e BE-së.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT FUNERALI I JULEN/ Hetimet: Fëmija vdiq ditën që ra në pus me krahët e ngritur lart
Previous article APOLONIA/ Historia 2500-vjeçare “e lexuar” nga enët me figura të kuqe

k.autor

Postime të ngjashme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT