• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SOT FUNERALI I JULEN/ Hetimet: Fëmija vdiq ditën që ra në pus me krahët e ngritur lart
Home
Jetë

SOT FUNERALI I JULEN/ Hetimet: Fëmija vdiq ditën që ra në pus me krahët e ngritur lart

27 January, 2019 k.autor Jetë

Në Spanjë, familja dhe miqtë po mbajnë zi për djalin dyvjeçar Julen Rosello, i cili ra në një pus 100 metra të thellë dhe u gjet i vdekur me një fund tragjik pas një operacioni shpëtimi 13-ditor. Prindërit e tij , Jose dhe Vicky Rosello, të dy nga 29 vjeç, shihen duke ledhatuar një top futbolli tek vajtojnë për  vdekjen e foshnjes së tyre.

Trupi i vogëlushit u dërgua të shtunën në shtëpinë funerale El Palo në qytetin e Malaga, ku ata jetojnë dhe sot do të zhvillojnë ceremoninë mortore. tragjedia e kësaj familjeje është e madhe, pasi një vit më parë, vdiq papritur nga zemra, Oliver, vëllai trevjeçar i Julen.

 

13 ditë operacion shpëtimit përfunduan në orët e para të së shtunës kur dy minatorë dhe një roje civile gjetën trupin e vogëlushit Julen në pusin e thellë në Totalan, Malaga të Spanjës.

Pas autopsisë së kryer në trupin e dyvjeçarit, hipotezat e para janë se Julen, që kishte dëmtime të shumta, vdiq atë ditë që ra në gropë. Rënia e tij kishte qënë e lirë dhe e shpejtë.

Autopsia e fëmijës filloi të shtunën në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe u krye nga pesë ekspertë të mjekësisë ligjore.

Burimet afër grupit të hetimit treguan se trupi kishte gërvishje të shumta për shkak të terrenit të pusit. Djali ra në këmbë dhe si pasojë e refleksit, me krahët lart.

Pas ekzaminimit, mbetjet e tij mortore u dërguan pasdite në shtëpinë e funeralit në El Palo në një lagje të qytetit Malaga, ku jeton fëmija.

Tani hetimet janë përqëndruar në atë që ka ndodhur dhe për të gjetur përgjegjësit e mundshëm.

PërfaqësuesI i qeverisë në Andaluzi, Alfonso Rodrigues Gomez de Celis, tha se trupi u gjet në një thellësi prej 71 metra, pasi thellësia më poshtë deri në 110 metra kishte qënë e mbushur

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 10 arsye pse bitcoin mund të shkojë drejt zeros
Previous article "DIALOGU"/ SHBA-Kosovës: Hiqni taksën ndaj prodhimeve serbe ose përballuni me pasojat

k.autor

Postime të ngjashme

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh Jetë

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh

E DHIMBSHME/ 2-vjeçarja ndërron jetë pasi u abuzua fizikisht dhe seksualisht nga nëna dhe partneri i saj! Jetë

E DHIMBSHME/ 2-vjeçarja ndërron jetë pasi u abuzua fizikisht dhe seksualisht nga nëna dhe partneri i saj!

TRAGJIKE NGA I NXEHTI EKSTREM/ Dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë Jetë

TRAGJIKE NGA I NXEHTI EKSTREM/ Dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT