• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNOI MIZORISHT VAJZËN E MITUR/ Habit avokati: Videon e ka montuar ish-bashkëjetuesi
Home
Breaking News

DHUNOI MIZORISHT VAJZËN E MITUR/ Habit avokati: Videon e ka montuar ish-bashkëjetuesi

24 January, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Sarandës ka caktuar sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për 41-vjeçaren Elisabeta Mita, historia e të cilës u bë publike në një emision investigativ, ku shihej se ajo dhunonte vajzën e saj 13-vjeçare. Ka qenë ish-bashkëjetuesi i saj Arjan Mekollari ai që ka denoncuar në emisionin ‘Fiks Fare’. Sipas mediave informative, trupi gjykues përbëhej nga gjyqtare Enkeleda Doda dhe prokuror Elidon Hysenaj, ndërsa është mbrojtur nga avokat Gjergji Imeraj.

Seanca e masës së sigurisë është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërkohë që në mjediset e gjykatës nuk ka pasur asnjë të afërm të të pandehurës. Ndërkohë, avokati i 41-vjeçares ka hedhur poshtë akuzat e ish-bashkëjetuesit, ndërsa ka pohuar se ky i fundit ka manipuluar situatën duke pretenduar se e pandehura dhunonte fëmijën e saj.

“Sapo ka mbaruar seanca dhe u vendos ndalimi i klientes time. Kjo shtetase ka pasur kontradiktë që në muajin shtator me ish-bashkëjetuesin e saj, Arjan Mekollari, i cili ka manipuluar situatën, duke paraqitur sikur kjo shtetase dhunonte fëmijën e saj.”, tha avokati, ndërsa shtoi se klientja e tij ka pohuar se video ka qenë e montuar.

Në këto regjistrime, nëna dëgjohej teksa qëllonte, shante dhe ofendonte vajzën gjithë kohës, ndërsa kjo e fundit qante me ngashërim. “Do të ther moj bushtër”, ishte një prej frazave të rënda të lëshuara nga goja e nënës për vajzën e saj. /

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË ELBASAN/ Humb kontrollin duke drejtuar motoçikletën, plagoset 45-vjeçari
Previous article NJË TËRMET ME MAGNITUTË 6.8 BALLË NË TURQI/ Ja cilat janë pasojat që la ai (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

HARTAT E KUQE/ IGJEO: Rrezik i lartë për zjarre në nëntë qarqe, temperaturat arrijnë deri në 41° C Aktualitet

HARTAT E KUQE/ IGJEO: Rrezik i lartë për zjarre në nëntë qarqe, temperaturat arrijnë deri në 41° C

DETAJET E PARA/ Shpërthen në flakë kabina e ujësjellësit në Vlorë, rrezik për përhapjen e zjarrit drejt banesave Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shpërthen në flakë kabina e ujësjellësit në Vlorë, rrezik për përhapjen e zjarrit drejt banesave

TETË VATRA ENDE AKTIVE/ Ndërhyrje me helikopterë dhe avionë Air Tractor, riaktivizohet zjarri në Dajt Aktualitet

TETË VATRA ENDE AKTIVE/ Ndërhyrje me helikopterë dhe avionë Air Tractor, riaktivizohet zjarri në Dajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT