• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNOHET BLOGERJA NË NJË LOKAL NË TIRANË/ Shpallet në kërkim Antonela Berisha dhe motra e saj
Home
Aktualitet
Kronikë

DHUNOHET BLOGERJA NË NJË LOKAL NË TIRANË/ Shpallet në kërkim Antonela Berisha dhe motra e saj

9 August, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pas denoncimit të blogeres Klea Prenga, e cila akuzoi publikisht në rrjetet sociale Antonela Berishën dhe të motrën se janë përgjegjëse për dhunimin brutal të saj teksa ka qenë duke konsumuar darkën në një restorant, vjen reagimi nga Policia e Tiranës.

Kjo e fundit ka shpallur në kërkim dy motrat, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë 24-vjeçare, duke i shkaktuar asaj dëmtime të mëdha. Ka qenë e reja që ka postuar edhe fotot pas sulmit, ku shfaqet e mbuluar në gjak ndërsa ka një çarje të madhe në njërën prej faqeve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për lokalizimin e shtetaseve A. B., 28 vjeçe, dhe M. B., 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal.

Këto dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë.”, sqaron policia.

DENONCIMI PUBLIK
Teksa ka publikuar pamje tejet të rënda në rrjetet sociale, blogeria akuzoi drejtpërdrejtë për sulmin Mariela Berishën dhe Antonela Berishën. Prenga ka përfunduar me disa çarje në pjesën e ballit dhe fytyrë, njëra pranë syrit. Gjendja e saj shëndetësore ka qenë e komplikuar ndërsa mjekët i kanë bërë disa qepje për shkak të plagëve të marra.

Klea Prenga ka theksuar se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese, ndërsa ka publikuar njërin prej tyre. Nga ana tjetër, Antonela Berisha e cila akuzohet nga e reja, njihet për pjesëmarrjen e saj në “Big Brother VIP” dhe paraqitje të tjera në televizion.

“Sulmi u krye nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha. As ato dhe askush tjetër nuk mund ta shkatërrojë fytyrën dhe imazhin tim. Më vjen keq për to, sepse e tyrja është e shkatërruar me kohë. Nga anët tona as hasmi nuk goditet duke ngrënë. Po të ishe aq gangstere sa të duket vetja, do më kishe ardhur përballë.

Sa për mesazhin kërcënues që ke dërguar pasi ke kryer sulmin.Mua nuk ma prishin dot imazhin fundërrina si ju qe ju njeh e gjithë Shqipëria. Ti nuk ke familje vajzë e dashur që të të hyet në mes. Ti del e tregon përralla nëpër media për jetën tënde. Femra xheloze si puna juaj meritojnë të izolohen në një spital mendor, sepse as sulmet e juaja të dhunshme nuk do të mundin të më shkatërrojnë mua apo jetën time,” shkroi ajo në Instagram përkrah pamjeve të rënda që tregojnë plagët e marra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHUHEN ZJARRET NË FINIQ DHE DELVINË/ Vijon monitorimi i situatës
Previous article AKSIDENT NË KORÇË/ Automjeti “fluturon” në ajër pas përplasjes, ka të plagosur

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT