Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për pjesëtarët e fisit Rraja dhe i akuzon për plagosje të lehtë dhe kanosje, si autor të rrahjes së fisit Maja. Edhe grupi i eksperteve thotë që dëmtimet hyjnë në kategorinë e plagosjes së lehtë me dashje. Ka dalë akti i ri i ekspertimit më datë 18 shtator, i cili konfirmon të njëjtën akuzAe
Kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, u goditën dhe u kërcënuan me armë nga anëtarë të fisit Rraja, mes tyre djali i deputetit Rexhep Rraja, vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta, të cilët janë shpallur në kërkim. Në arrest janë Ineidi Rraja, Eni Kullaj dhe Andi Rraja ndërsa pronari i lokalit Kujtim Përdaku, ku ndodhi ngjarja, është lënë në ‘Detyrim Paraqitje’ për moskallëzim krimi


