Deputeti i Partisë Dmeokratike, Flamur Noka, ëhstë shprehur se nuk do ta vriste partinë edhe nëse do t’i kishin vënë pistoletën në dorë, duke nënkuptuar përjashtimin e Berishës nga Lulzim Basha.
AI u shpreh në “Log” se më mirë do të kishte dhënë dorëheqjen, pasi “vrasja e partisë” do të ishte dobësi dhe shërbim ndaj Edi Ramës.
Ne po akuzojmë Edi Ramën. Tashmë ai është një autokrat. Ti si mundesh të marrësh vendim duke përdhosur institucionet. Tregon që tip o jep shenja autokracie brenda partisë. Cili është besimi që mund të kem unë për institucionet nesër kur ti sot i shkelmon. Sikur edhe pistoletën këtu të më vënë dhe më thonë vrite forcën tënde politike, unë nuk e vras. Jap dorëheqjen. Sepse ky do ishte dobësim dhe i çon ujë Edi Ramës. Nuk mund t’i shërbejë kurrë Edi Ramës”, tha Noka.


