Personi, qe u gjet i pajetë mbrëmë tek Ura e Dajlanit është aksidentuar nga dy mjete njëri pas tjetrit, teksa levizte me motor.
Në njoftimin e Policisë së Durrësit thuhet se më herët një autobus tip “Skania” ishte përplasur me një motor në autostradën Tiranë-Durrës, në Shkozet.
Për pasojë, mbeti viktime drejtuesi i motorit. Sipas Policisë, viktima 25 vjeç, me iniciale R.B, pas autobusit u godit edhe nga një automjet tjetër, i cili e ka marrë trupin e të riut nga vendngjarja për ta hedhur në rrugë prane Urës së Dajlanit.
Në trupin e te riut ka shenja dhune dhe dëmtime të tjera.
Ndërsa motori i viktimës është gjetur në vendin e aksidentit, poshtë autobusit që e aksidentoi.
Policia ka shoqëruar shoferin e autobusit për ta marrë në pyetje. Ndërsa vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.