• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
CEREMONIA NË KORENË E JUGUT/ Kadare nderohet me Çmimin Pak Kyongni 2019: Regjimi në Shqipëri, si ferri i Dantes
Home
Kulturë

CEREMONIA NË KORENË E JUGUT/ Kadare nderohet me Çmimin Pak Kyongni 2019: Regjimi në Shqipëri, si ferri i Dantes

27 October, 2019 k.autor Breaking News, Kulturë

Shkrimtari Ismail Kadare u nderua sot me Çmimin Pak Kyongni 2019. Ceremonia për dhënien e këtij çmimi u zhvillua sot, në Qendrën Kulturore Toji të Koresë së Jugut.

Kryetar i komisionit përzgjedhës Kim Uchang, tha se zoti Kadare është një shkrimtar që do ta ngrerë edhe më lart këtë çmim, tani në vitin e nëntë që nga themelimi. Çmimi u krijua në vitin 2011 nga Fondacioni Kulturor Toji, për të nderuar shkrimtaren e ndjerë koreane Pak Kyongni.

“Jam me të vërtet krenar që marr këtë çmim, që mban emrin e zonjës së madhe të kulturës koreane dhe jo vetëm kaq por edhe të letërsisë, shpirtit dhe moralit të popullit tuaj. Ajo që më prek veçanërisht është dashuria e popullit korean për letërsinë dhe për përfaqësuesen e tij Pak Kyong ni”, tha Ismail Kadare duke marr çmimin.

Misteri më i madh i letërsisë botërore, tha shkrimtari, është fakti se si ajo ka mbijetuar për mijëvjeçarë të tërë, se si populli e ka mbrojtur atë, sepse kundër saj ka patur gjithmonë ushtri armike që kanë dashur ta shkatërrojnë çdo ditë.

“Unë vetë kam jetuar në një regjim shumë të vështirë i cili në kujtesën e njerëzve tani që ai është rrëzuar, ka mbetur si një kujtim i ferrit të Dantes”, tha shkrimtari.

Ka qenë një koincidencë shumë e çuditshme mes dy popujve tanë, popullit tim shqiptar dhe popullit tuaj korean. Sot në botë është shumë e rrallë që të ketë dy shtete që t’i përkasin një kombi. Në Evropë është pikërisht shteti evropian i Shqipërisë dhe shteti tjetër po ashtu evropian dhe ballkanik njëkohësisht.

Pastaj Ismail Kadare iu përgjigj pyetjeve të pranishmëve lidhur me pikëpamjet e tij filozofike për letërsinë dhe lexoi një ese në gjuhën shqipe për Eskilin.

Gjuha shqipe, tha ai, është një gjuhë shumë e vështirë por për shkrimtarin kjo është një gjë e mirë sepse një gjuhë e vështirë shndërrohet në aleatin më të mirë të atyre që bëjnë letërsinë.

Çmimi Pak Kyongni shoqërohet edhe me një shpërblim financiar prej rreth 84 mijë dollarësh. Përzgjedhja e fituesit u bë pasi u shqyrtuan rreth 350 autorë nga mbarë bota, nga të cilët fitoi shkrimtari i njohur shqiptar./ voa

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Vetëm 25-vjeç, viktima tek Ura e Dajlanit u godit nga dy makina (VIDEO)
Previous article FOTO ME PISTOLETË/ 24 vjeçari shqiptar arrestohet si autor i vrasjes së 91- vjeçares italiane

k.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NDAJ ISH-PROKURORIT NDOJA/ Dënohet me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj Aktualitet

ATENTATI NDAJ ISH-PROKURORIT NDOJA/ Dënohet me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj

PARASHIKIMI PËR SOT/ E premte me mot kryesisht të qëndrueshëm, reshje të dobëta lokale në mesditë Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ E premte me mot kryesisht të qëndrueshëm, reshje të dobëta lokale në mesditë

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT