• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Si ra policia në gjurmët e pedagogëve të korruptuar të universitetit “Aleksandër Xhuvani”? 6 në pranga, 1 në kërkim
Home
Breaking News

DETAJET/ Si ra policia në gjurmët e pedagogëve të korruptuar të universitetit “Aleksandër Xhuvani”? 6 në pranga, 1 në kërkim

2 November, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Elbasanit ka publikuar detaje lidhur me operacionin e koduar “Teza” që çoi në arrestimin e 6 pedagogëve, një tjetër u shpall në kërkim, si dhe arrestimin e një shtetasi që luante rolin e sekserit.

Një ditë më parë, me urdhër të Prokurorisë u arrestuan pedagogët Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shingjergji, Beatriçe Gani, Florinda Tarusha, Lënda dhe Monika Hodaj, ndërsa u shpall në kërkim Edlira Gugu. Gjithashtu u arrestua edhe shtetasi Gazmend Hodaj, i cili luante rolin e sekserit.

Policia në njoftimin e saj bëri të ditur se pedagogët kanë shpërdoruar detyrën, duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë shtetasi Gazment Hodaj. Nga kontrolli në zyrat e pedagogëve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale tezat e provimeve të studentes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Finalizohet operacioni policor “Teza”.

Shpërdoruan detyrën duke përfituar para për të kaluar në provime studenten, vihen në pranga 6 pedagogë dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri.

Në pranga edhe shtetasi i cili mori lekët për tua dhënë pedagogëve.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan tezat e provimeve të studentes.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas denoncimit të bërë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan nga gazetarët e emisionit investigativ, për një rast të shpërdorimit të detyrës duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe me qëllim për të përfituar shuma parash, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Teza”.

Në kuadër të operacionit policor nën drejtimin e Prokurorisë u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. H., 49 vjeçe, B. G., 58 vjeçe, F. T., 56 vjeçe, A. Sh., 61 vjeç, O. B., 50 vjeçe, Z. G., 37 vjeçe dhe G. H., 59 vjeç.

Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasen E. G., 51 vjeçe, pedagoge.

Këta shtetas me detyrë pedagogë kanë shpërdoruar detyrën, duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë shtetasi G. H..

Nga kontrolli në zyrat e pedagogëve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale tezat e provimeve të studentes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIGJNIN AUTOMJETET/ Arrestohen dy vëllezërit. Ja kush është porositësi
Previous article INTERVISTA/ Pse ka nevojë Evropa për Shqipërinë? Shkrimtari austriak: I duhet industrusë gjermane

s.autor

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT