• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ “Golja” i Korçës, qitësi i Laertit, u dënua me 11 vjet burg për trafikimin e 114 kg hashash në Maqedoni
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET/ “Golja” i Korçës, qitësi i Laertit, u dënua me 11 vjet burg për trafikimin e 114 kg hashash në Maqedoni

29 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Njëri nga korçarët e arrestuar në ambientet e burgut të Drenovës si pjesëmarrës në grupin e vrasësve me pagesë të drejtuar nga Laert Haxhiu, rezulton i dënuar me 11 vjet burgim për akuzën e “Trafikimit të narkotikëve” kryer në bashkëpubim.

31-vjeçari Ligor Romaçka i njohur ndryshe me nofkën “Golja” u deklarua fajtor dhe u dënua në muajin Mars 2023, me 11 vjet burgim.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar Romaçka, përfitoi ulje dënimi duke u dënuar përfundimisht me 7 vjet e 4 muaj burgim.

Mirëpo teksa po vuante këtë dënim, dy ditë më parë Romaçka është njohur në burgun e Drenovës, me urdhër-ndalimin e prokurorisë së Elbasanit, e cila tashmë e akuzon për vrasjen e Çajup Selimit në Tepelenë si dhe vrasjen e Fridman Xhaferaj në Korçë.

Në të dyja rastet “Golja” i Korçës, ka vepruar në bashkëpunim dhe sinkronizim me Laert Haxhiun, Artan Tafanin,Erisiano Abedini, Lulzim Spahinë alias Arapi, Bujar Abedinin nga Tepelena, Mariglen Topuzin nga Pogradeci, Bledar Berberin vëllain e “Koros” dhe Idriz Manej.

Tashmë Romaçka dhe 15 personat e tjerë pritet të dalin para gjykatës së Elbasanit, për tu njohur me akuzat dhe masën e sigurisë “arrest në burg”. Ndërsa më pas do jetë SPAK, ai që do marë në dorëzim hëtimin e mëtejshëm të kësaj çështje.

“Golja” i Korçës veç aktivitetit të vrasjes, kryente dhe trafikim të lëndëve narkotike drejt Maqedonisë dhe Greqisë.

Në 8 nëntor 2021, Romaçka organizoi trafikimin e 114 kg drogë nga pika kufitare e Goricës, duke përdorur si korrier droge avokatin Joni Mosku.

Për këtë rast trafiku është arrestuar dhe dënuar dhe shkodrani Idriz Manej i thirrur ndryshe me pseudonimin “Gjyshka”.

Gjatë përfundimit të procesit treshja e gjyqtarëve Besnik Shehu, Ervin Sulaj dhe Thomaidha Roca, urdhëruar që sasia prej 114 kg drogë dhe një armë gjahu, t’i kalojë Drejtorisë së Policisë Korçë, për asgjësim.

Në përgjimet e Prokurorisë, Romançka identifikohet me nofkën “Golja”, ndërsa dy personat e tjerë, nga katër që janë marë të pandehur, janë Idriz Manej me pseudonimin “Shkodrani” ose “Gjyshko” dhe i shoqëruari, Andrea Çiko, me pseudonimin “Turi Spatka”.

I proceduar për këtë çështje është dhe Albion Çiko, si njeriu që ka bërë modifikimin e makinave në servisin që është në pronësi të Andrea Çikos ose “Turi Spatkës”, që ndodhet në zonën e fshatit Vloçishtit të Korçës.

Një gjë e tillë është bërë në automjetin tip “Opel Meriva”, i cili u konstatua në doganën e Goricës, se ishte i ngarkuar me lëndë narkotike.

Drejtues i këtij automjeti, brenda të cilit u zbulua një sasi prej 66 kg kanabis sativa, ishte pikërisht avokati Mosku, i cili është arrestuar menjëherë pas konstatimit të kanabisit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA HOTELET, TEK PATRULLAT E POLICISË/ Zbulohet karta greke që përdorte Tafani gjatë arratisë
Previous article SULMI TERRORIST NË BANJSKË/ Parlamenti Evropian diskuton të martën për raportet Kosovë-Serbi

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë Aktualitet

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën Aktualitet

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT