• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI TERRORIST NË BANJSKË/ Parlamenti Evropian diskuton të martën për raportet Kosovë-Serbi
Home
Rajon

SULMI TERRORIST NË BANJSKË/ Parlamenti Evropian diskuton të martën për raportet Kosovë-Serbi

29 September, 2023 s.autor Rajon

Parlamenti Evropian do të diskutojë të martën lidhur me raportet Kosovë-Serbi, pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Në njoftimin e publikuar në faqen PE-së, thuhet se diskutimi do të mbahet të martën pasdite.

Pas përleshjeve të fundit vdekjeprurëse në veri të Kosovës, eurodeputetët do të diskutojnë të martën pasdite për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës me Komisionin dhe Këshillin. Këtë javë, Përfaqësuesi i Lartë dënoi në termat më të ashpër sulmin e një bande të armatosur kundër policëve të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës më 24 shtator, i cili la të vdekur një polic dhe tre sulmues”, thuhet në njoftim.

Aty rikujtohet se si përmes dy raporteve të miratuara në maj të këtij viti, eurodeputetët kërkuan nga Kosova dhe Serbia që të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve bazuar në parimin e njohjes reciproke.

“Në dy raporte të miratuara në maj 2023, eurodeputetët i kërkuan Serbisë dhe Kosovës që të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të arrijnë pa vonesë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyjave bazuar në parimin e njohjes reciproke. Serbia është një vend kandidat për në BE që nga viti 2012 dhe negociatat për anëtarësim kanë filluar në vitin 2014. Kosova zyrtarisht ka aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor 2022”, përfundon njoftimi i PE-së.

Policia e Kosovës është sulmuar nga një grup terrorist në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku është vrarë polici Afrim Bunjaku.

Aktualisht, katër persona janë të arrestuar për ngjarjet në Banjskë, teksa Policia ka ekspozuar më 25 shtator armë dhe pajisje të tjera që ka thënë se janë konfiskuar në këtë fshat.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla më herët ka prezantuar pamje me dron, ku shfaqet nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, bashkë me terroristët e tjerë në Banjskë. Sveçla ka thënë se Radojiçiç ka qenë udhëheqësi i grupit terrorist.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin terrorist dhe kanë kërkuar që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ “Golja” i Korçës, qitësi i Laertit, u dënua me 11 vjet burg për trafikimin e 114 kg hashash në Maqedoni
Previous article VAJZA NUK TAKON BABAIN E SAJ/ Rudina Dembacaj: Gjithçka një 'show', do vëmendje nga fama ime…

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT