• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ Vrasja e Aurelio Dervishit: Shokët e lanë aty, u larguan nga vendi i ngjarjes! Po të çohej më shpejt në spital, i riu do shpëtonte
Home
Breaking News

DETAJET E REJA/ Vrasja e Aurelio Dervishit: Shokët e lanë aty, u larguan nga vendi i ngjarjes! Po të çohej më shpejt në spital, i riu do shpëtonte

3 April, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 18-vjeçarit, Aurelio Dervishi, mbrëmjen e ditës së dielë në Shkozë.

Gazetarja e kronikës Aida Topalli, zbuloi në Euronews Albania dhe dinamikën e krimit të rëndë.

Shkak për zënkën është bërë e dashura 15-vjeçare e viktimës e cila më parë kishte qenë e lidhur me 1 nga 4 djemtë që u përfshinë në konflikt me 18-vjeçarin.

Topalli theksoi se shokët që viktima kishte në makinë janë larguar menjëherë nga vendngjarja, përfshirë dhe vajzën në fjalë. Ajo shtoi se gjatë bisedës me mjekët i kanë pohuar se nëse i riu do të ishte çuar pak më herët në spital, ai do të kishte mbijetuar.

Tashmë zyrtarisht e konfirmuar nga policia është një 15-vjeçar autori i vrasjes me thikë të Aurelio Dervishit. Ajo që është tejet e rëndë është jo vetëm mënyra se si ky 15-vjeçar e ka goditur me thikë 18-vjeçarin, por edhe fakti se si shokët që ishin në makinë me Aurelio Dervishin fillimisht janë larguar, por dhe në momentin që ka vajtur policia nuk janë treguar aspak bashkëpunues, duke bërë që të jetë i pamundur dhe identifikimi i viktimës.

Kanë qenë kalimtar të rastit që kanë lajmëruar ambulancën. Nga biseda që unë kam pasur me ata që e pritën në qendrën spitalore “Nënë Tereza” më thanë se nëse ky djalë do të kishte ardhur më herët atëherë do të ishte e mundur të shpëtohej. Nëse shihen pamjet filmike Aurelio Dervishi ka tentuar ta mbajë vetë plagën me dorë, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Vajza që ka qenë në shoqërinë e Aurelio Dervishit ka qenë ish e dashura e një prej personave që ishin në makinën tjetër”, tha gazetarja.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RRISIM SËRISH PAGAT PËR FORCAT E ARMATOSURA"/ Rama: Ambicie që brenda 2030 të kemi eksporte ushtarake të markës "Made in Albania"
Previous article KOMISIONI PËR DEZINFORMIMIN/ Lindita Nikolla letër zyrtarit të lartë amerikan: Shqipërisë i mungon...

s.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT