• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RRISIM SËRISH PAGAT PËR FORCAT E ARMATOSURA”/ Rama: Ambicie që brenda 2030 të kemi eksporte ushtarake të markës “Made in Albania”
Home
Politikë

“RRISIM SËRISH PAGAT PËR FORCAT E ARMATOSURA”/ Rama: Ambicie që brenda 2030 të kemi eksporte ushtarake të markës “Made in Albania”

3 April, 2024 s.autor Politikë

Gjatë fjalës së tij në Qendrën e re të Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes kryeministri Edi Rama tha se po përgatisin një platformë të re të zhvillimit të industrisë ushtarake.

“Po përgatisim platformën e re të zhvillimit të industrisë ushtarake. Një platformë që sot është koha për ta përfshirë në të gjithë trupin legjislativ të republikës së Shqipërisë dhe pastaj mbi të për të nisur një valë investimesh në industrinë e mbrojtjes”.

Kreu i qeverisë theksoi ambicien që brenda 2030 të kemi eksporte ushtarake të markës made in Albania.

“Ambicie që brenda 2030 të kemi eksporte ushtarake të markës made in Albania. Ushtria jonë të fillojë të pajiset edhe me mjete ushtarake të markës made in Albania. Jemi vend i vogël por kemi aleatë të mëdhenj”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se qendra e re do të jetë një vatër e zhvillimit dhe nxitjes së teknologjisë në fushën e sistemeve të mbrojtjes.

“Kësaj qendre që do t’i bashkohet edhe agjencisa e re e ekselencës është një bërthamë që premton shumë. Janë vajzat dhe djemtë që sot takuam, është gjenerata e tyre që edhe në Shqipëri ka plot talente të cilave edhe kjo qendër i referohet përtej kufirit të perimetrit të forcave të armatosura. Qëllimi është që FA tona dhe ushtria e sistemi ynë i mbrojtjes të bëhet një vatër e zhvillimit dhe nxitjes së teknologjisë”– tha Rama.

Mes të tjerash, kryeministri bëri me dije se motivimi financiar për efektivët e Forcave të Armatosura do të vazhdojë pasi do të ketë sërish rritje të pagës së tyre edhe këtë vit.

“Tek sistemi i mbrojtjes shumë vende të tjera kanë një sistem shumë produktiv për zhvillimin teknologjik. Mos harrojmë që vetë internet krijesën e parë e pati në systemin e mbrojtjes së SHBA-ve. Paralelisht me këtë process po ecim me procesin e rritje e mbështetjes së motivimit financiar të Forcave tona të Armatosura. Për herëë të parë pagat e forcave tona të armatosura rriten çdo vit dhe do rriten edhe këtë vit në mënyrë të ndjeshme sepse qëllimi ynë nuk është thjesht Sot ndryshe nga jo shumë vite më parë kemi një ushtri që në aspektin e pagave është në nivelin A të rajonit. Por kjo nuk është thjesht një mbështetje për atë që kemi sot por për atë që duam të kemi nesër. Duke parë këtë bërthamë kaq premtuese vjen natyrshëm edhe nevoja për të rritur motivimin financiar të studentëve të akademisë, të nxënësve që shikojnë mundësinë e një prespektive në FA. Për më tepër për të gjithë ata studentë qofshin në sistemin e mbrojtjes apo atë universitar që kanë diçka për t’I dhënë këtij vendi, duhet të marrim masat tona edhe për motivimin e tyre financiar”– u shpreh kreu i ekzekutivit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 20 MILIONË EURO PËR ERNEST MUÇIN/ Besiktas i thotë jo ofertës për sulmuesin shqiptar
Previous article DETAJET E REJA/ Vrasja e Aurelio Dervishit: Shokët e lanë aty, u larguan nga vendi i ngjarjes! Po të çohej më shpejt në spital, i riu do shpëtonte

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT