• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ Kushërinjtë nga Dibra porositën 3.4 milionë euro, njëri pronar i 2 EXCHANGEVE-ve
Home
Breaking News

DETAJET E REJA/ Kushërinjtë nga Dibra porositën 3.4 milionë euro, njëri pronar i 2 EXCHANGEVE-ve

26 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Sasia rekord e eurove që u sekuestrua të dielën në portin e Durrësit, dyshohet të jetë porositur nga dy persona, të cilët janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

Në informacionin zyrtar lidhur me operacionin, Policia tha se nga hetimet paraprake ka të dhëna të besueshme se ngarkesa e sekuestruar ishte e porositur nga shtetasit Elvis e Alfred Vladi, nga Dibra e banues në Tiranë, tashmë të shpallur në kërkim.

Njëri nga këta persona, konkretisht 33-vjeçari Alfred Vladi, rezulton pronar i dy subjekteve të regjistruara në QKB, që merren me makinat me qira dhe këmbim valutor. Nga ana tjetër, janë arrestuar 4 persona të tjerë në lidhje me ngarkesën e makinave, ku u gjetën rreth 3.4 milionë euro. Të arrestuarit janë Agim Çeka, 61 vjeç, Edi Lika (Cani), 41 vjeç dhe i biri, Klevi Lika (Cani), 21 vjeç, si dhe Alban Mollaymeri, 40 vjeç.

Policia tha se gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip “Bizark”, të drejtuar nga shtetasi Agim Çeka dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ‘Toyota’ janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zvicerane, të padeklaruara.

Edi Lika dhe Alban Mollaymeri janë pronarë të shoqërive të transportit të mallrave dhe servise automjetesh, të regjistruar në QKB dhe me status aktiv. Mësohet se 4 të arrestuarit kanë deklaruar në Polici se nuk kanë pasur dijeni për eurot e fshehura në makina. Ata thjesht kanë transportuar automjetet nga Belgjika, duke kaluar në Gjermani e Itali e më pas kanë mbërritur në Durrës, sipas porosive që kanë marrë nga klientët.

POROSITESIT
Kushërinjtë e shpallur në kërkim, Alfred dhe Elvis Vladi, sipas Policisë janë porositës së ngarkesës me sasinë rekord të eurove, që u zbuluan në portin e Durrësit. Të dy rezultojnë pronarë biznesesh në Tiranë, por njëri prej tyre, Alfred Vladi, ka në pronësi edhe dy kompani që merren me dhënien e automjeteve me qira e këmbim valutor. Të dyja kompanitë e tij janë regjistruar në vitin 2017.

Fusha e veprimtarisë së shoqërisë së parë është: Agjenci udhëtimi, makina me qira dhe huadhënie. Veprimtari e agjentit për transfertë parash në emër dhe në llogari të një subjekti financiar jo bankë. Të gjitha shërbimet e pagesave dhe të transferimit të parave në emër dhe për llogari të një subjekti financiar jo bankë. Veprimtari e agjentit komisioner. Shërbimet Unionnet-Western Union.

Veprimtari e këmbimit valutor. Po kështu, edhe shoqëria tjetër në pronësi të tij, me emrin tregtar “Tirana Rental Car”, ka pothuajse të njëjtën fushë të ushtrimit të veprimtarisë. Ndërsa të dyja janë me qendër në zonën e Laprakës, në Tiranë.

PROVAT
Policia tha dje se pas sekuestrimit të parave, saktësisht 3 366 800 euro dhe 100 euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara, e 80 mijë frangave zvicerane janë ushtruar kontrolle në banesat dhe ambiente të tjera të personave të dyshuar. Gjatë operacionit janë sekuestruar si prova materiale 10 automjete, nga të cilat 7 automjete të tipit “Toyota Yaris”, 1 tip “Alfa Romeo”, 1 tip “Opel” dhe 1 tip “Bizark”. Gjithashtu edhe 1 armë kallashnikov me 2 krehra fishekësh, të gjetura nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Agim Çeka, 1 radio policie dhe 7 telefona celularë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trafik droge me "BANDEN E RREZIKSHME SHQIPTARE". Studenti nxjerr emrat: Më kërcënonin familjen
Previous article “PUSHTETI I PALËKUNDUR“/ Si u “SIGURUA” edhe njëherë Erdogan, dhe heshtja e…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme Breaking News

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme

AKSIDENT NË FIER/ Plagosen drejtuesit e mjeteve, dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË FIER/ Plagosen drejtuesit e mjeteve, dërgohen në spital

"VENDI I SHQIPONJAVE NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR"/ Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat Breaking News

"VENDI I SHQIPONJAVE NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR"/ Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT