• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Trafik droge me “BANDEN E RREZIKSHME SHQIPTARE”. Studenti nxjerr emrat: Më kërcënonin familjen
Home
Breaking News

Trafik droge me “BANDEN E RREZIKSHME SHQIPTARE”. Studenti nxjerr emrat: Më kërcënonin familjen

26 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një student në Britani është dënuar me burgim nga një gjykatë atje, për trafik droge në bashkëpunim me një bandë kriminale shqiptarësh. Mathin Durrai studionte për financë në Universitetin e Wolverhampton, në Britani dhe bënte një punë me kohë të pjesshme, kur u kap me kanabis në makinë, në Devon, me vlerë rreth 40 mijë paund, raporton Daily Mail.

21-vjeçari me origjinë nga Afganistani pretendoi se ishte detyruar të transportonte drogë në të paktën 32 raste, nga një bandë e rrezikshme shqiptare, që i kishte kërcënuar atij familjen.

Por juria në Gjykatën e Exeter u njoh me disa pamje të kapura nga kamerat e sigurisë, ku Durrani shfaqej duke qeshur krah anëtarëve të tjerë të bandës, ndërkohë që kishin ndaluar për të blerë diçka për të ngrënë.

Të hënën, Durrani u dënua me 4 vjet burg, ndërsa banda u dënua me një total prej 21 vjetësh burg, për rrolin e tyre në rrjetin e shpërndarjes së kanabisit.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “DailyMail”, 21-vjeçari pretendoi se paratë në bankë i kishte fituar duke punuar. Por prokurorët thanë se Durrani ishte anëtar i rëndësishëm i kësaj bande dhe ishte paguar për të udhëtuar në jug në 32 raste, nga shtëpia e tij në Wolverhampton në Exeter.

Durrani pretendonte se ishte detyruar për të transportuar drogën nga banda e shqiptarëve, në të kundërtën ata do t’i bënin keq familjes së tij. Ai tregoi për një takim me një burrë të quajtur Kosrat Ali, i cili i kishte dhënë 4 mijë paund borxh për të blerë një makinë.

Durrani tha se kishin rënë dakord se do t’ia kthente paratë me këste, por pas disa javësh Ali e telefonoi duke i kërkuar menjëherë paratë. Kur 21-vjeçari refuzoi, ai tha se Ali dhe shqiptari Roland Toska i kërcënuan familjen.

Ai madje tha se sa herë që ishte përpjekur t’i jepte para mbrapsht, ata i kishin refuzuar. Durrani tha se në fund u detyra që të pranonte kërkesën e tyre dhe u takua me ta në Prill të 2017-s.

Të tre së bashku udhëtuan drejt jugut me dy makina, për të shpërndarë drogë tek kriminelët lokalë. Pavarësisht pretendimeve dhe historisë së 21-vjeçarit, pamjet nga kamerat e sigurisë duke qeshur e i shoqëruar me anëtarët e tjerë të bandës, bënë që juria ta dënonte atë së bashku me të tjerët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Napoli përgatitë ofertën, për mbrojtësin e Chelseat
Previous article DETAJET E REJA/ Kushërinjtë nga Dibra porositën 3.4 milionë euro, njëri pronar i 2 EXCHANGEVE-ve

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"MË MORI NË TELEFON"/ Banori i Vaut të Dejës dëshmon në seancën ndaj kryebashkiakut Shkreli Aktualitet

"MË MORI NË TELEFON"/ Banori i Vaut të Dejës dëshmon në seancën ndaj kryebashkiakut Shkreli

VRASJA E ÇIFTIT MUJECI/ Lihet në burg bashkëpunëtori i atentatorëve. Kolndreu në gjykatë: Nuk kam dijeni Aktualitet

VRASJA E ÇIFTIT MUJECI/ Lihet në burg bashkëpunëtori i atentatorëve. Kolndreu në gjykatë: Nuk kam dijeni

I SHPALLUR NË KËRKIM PËR ARSENAL ARMËSH/ Ylli Zalla i shpëton operacionit të RENEA-s Aktualitet

I SHPALLUR NË KËRKIM PËR ARSENAL ARMËSH/ Ylli Zalla i shpëton operacionit të RENEA-s

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT