Më 16 prill 2017, Erdogan propozoi referendumin për ndryshime në sistemin e qeverisjes nga sistemi i bazuar tek parlamenti, ku Kryeministri është kreu i qeverisë ndërsa kreu i shtetit, Presidenti, ka pushtet politik të limituar.
Erdogan propozon të ndryshohet kushtetuta, në mënyrë që Turqia të ketë një presidencë ekzekutive. Kjo do të thotë që Presidenti të bëhet kreu i qeverisë dhe roli i Kryeministrit të “braktiset”
Që kur u hodh ida për referendum, kritikët paralajmeruan se se sistemi i ri i jep shumë fuqi presidentit dhe nuk ka balancë apo kontrolle demokratike që duhen për ta përmbajtur presidencën.
Kundërshtarët i tremben faktit se sistemi i ri mund të shkaktojë rritje të autoritarizmit, pasi presidenti do të ketë pushtet edhe mbi gjyqësorin, edhe mbi legjislativin.
Ata i tremben edhe vetë Erdoganit. Me një sistem të tillë, atij i jepen mundësi reale që të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2029. Duke marrë parasysh se ai u bë fillimisht Kryeministër në vitin 2003, kjo do ta lejonte atë të ishte në krye të Turqisë për 26 vite.
A ishte Erdogan i sigurt për fitore?
Eksperienca politike e Erdogan nuk mund t’i lejonte gabime për të shkuar te zgjedhjet e parakohshme.Pra Erdogan nuk lujti “të gjitha për asgje”, përkundrazai ideja e tij rezultoi në “diçka për gjithçka”
Zhvillimet politike në turqi patën jehonë në mbarë botën si për shkak të ngjarjeve që çuan në zgjedhjet e parakohsme e mbi të gjitha më atë cka e pret Turqinë në vazhdim.
Erdogan u konfirmua si njeri më i pushtetshëm në Turqi e ndoshta ndër njerëzit më të pushtetshëm në mbarë botën.
Me një pjesëmarrje prej 87%, Erdogan foli për një “mësim të demokracisë”. Por zgjedhjet u mbajtën në një klimë që ishte gjithçka e lirë, me mediat që shërbenin partinë e presidentit dhe udhëheqësin kurd Demirtas pas hekurave.
“A vodhën vota? Po, ata i vodhën votat” – tha Muharrem Ince.
Por përse po hesht europa?
Për traditë, sidomos në vendet demokratike, fitesi në zgjedhje merr një mesazh kortezie nga homologët e madje në ato më demokratike ndodh që urimin e bën edhe kundërshtari.
Të parët që uruan fitoren e Erdogan ishin liderët e vendeve mike,Shqipëria,Kosova,Serbia,Rusia e pastaj Gjermania ku kjo e fundit në rolin e shtetit më të fuqishëm në europë uroi për të ruajtuar stabilitetin.
Por përse po hesht Europa?
Europa hesht pasi ka frikë për “gjeneratën e devotshme”, një projekt që synon të zbatojë një program mësimor islamik në shkollat anembanë vendit.
Erdogan ka probleme me Perëndimin.Kohët e fundit, Erdogan bleu një sistem mbrojtës raketor nga Rusia, duke alarmuar NATO-n. Gjithashtu, stili i udhëheqjes së tij është shumë më afër Vladimir Putinit sesa drejtuesve të Europës Perëndimore.
Opozita në Turqi duket e bashkuar por edhe në këtë formë nuk e ka forcën e duhur të mund Presidention.
Europa hesht sepse pushteti që gezon ai është i ndryshëm nga ai që kanë liderat e vendeve të Europës,Erdogan ka pushet absolut.


