Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur në derën e një banese në Vorë gjatë orëve të para të mëngjesit.
Lënda plasëse u vendos në derën e banesës së shtetasit F. Sh në rrugën “Fusha e Sportit”, ndërsa shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:15, duke shkaktuar dëme të lehta materiale.
Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka nisur punën për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe motivet e mundshme.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve që kanë hedhur lëndën plasëse në banesë.


