Prokurori tropojan Besim Hajdarmataj, që raporton tek Sali Berisha për çdo hetim, ka paraqitur “provat” në Këshillin e Mandateve, me të cilat kërkon heqjen e mandatit të Saimir Tahirit.
Një prej këtyre “provave”, ka qenë fakti se ai ka parë që gjatë aksionit në Babicë, trafikantët e drogës punoni shumë qetë, dhe kjo tregon se ata kishin mbështetjen e Tahirit.
Hajdarmataj tha se Prokuroria e ka bindje të brendshme, që Tahiri është i përfshirë në trafik droge.
“Ne pamë që në Babicë trafikantët punonin të qetë.
Dhe nga përgjimet e bisedave të Habilaj me Çelaj, ne krijuam bindjen se në këtë trafik është përfshirë edhe Saimir Tahiri.
Kjo është bindja jonë e brendshme”, tha ai.
“Duke qenë se kishim të dhëna që këta persona e ushtronin aktivitetin e tyre ne qetësi të plotë, krijuam dyshimin se në rastin konkret, kjo ndihmë, duke iu referuar edhe bisedave të përgjuara Habilaj-Cela, krijohet bindja dhe dyshimi i arsyeshëm që ishte i përfshirë në këtë aktivitet edhe Tahiri.
<em>Ne kemi krijuar bindjen e brendshme se jemi para një rasti kur deputeti Tahiri është i përfshirë në aktivitet kriminal”,tha Hajdarmataj