Policia ka bërë dy referime për Habilajt në Prokurori, por kjo e fundit nuk ka marrë asnjë masë.
Kjo gjë është bërë e ditur nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
“Ka dy referime nga policia në Prokurori për këtë çështje dhe ka pak, ose aspak lëvizje nga Prokuroria. Kjo i mbetet të ardhmes për tu parë dhe për tu analizuar”, tha ministri i Brendshëm.
Adriatik Llalla u vu në lëvizje vetëm pasi në mediat italiane u përmend emri i Saimir Tahirit, pas prangosjes së Moisi Habilajt, dhe kërkoi direkt arrestimin e Tahirit.
Gjë që shton dyshimet, se Llalla në këtë rast po përdoret politikisht.


