• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE/ E reja i kishte treguar një profesori në shkollë për përdhunimet, 33-vjeçari kishte ngacmuar edhe vajza të tjera të mitura
Home
Breaking News

DETAJE/ E reja i kishte treguar një profesori në shkollë për përdhunimet, 33-vjeçari kishte ngacmuar edhe vajza të tjera të mitura

14 January, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e ndodhur të martën në Volos të Greqisë, një 50-vjeçar vrau kunatin e tij 33-vjeçar Erjon Pelivani , pasi ky i fundit kishte shantazhuar dhe abuzuar seksualisht me vajzën e tij. 50-vjeçari pritet të dalë para gjykatës nesër në mesditë, ndërsa siç ka rrëfyer para avokatit të tij deklaron se është penduar për atë që ka bërë.
Mësohet se dy motrat e 18-vjeçares e dinin për përdhunimin nga 33-vjeçari, dhe kanë dhënë dëshminë e tyre pranë autoriteteve. Në një prononcim për mediat greke, avokati i 50 vjeçarit, Alexis Kougias tha se ka një element tronditës në çështjen që pritet të zbardhet në ditët në vijim.
“Ka një element tronditës, që është element zyrtar. Nuk dua të zbuloj asgjë më shumë. Megjithatë, ka një element që në një moment të padyshimtë, para se njeriu që unë mbroj të kryente aktin e kundërligjshëm pasi kishte mësuar se çfarë po kalonte vajza e tij, vajza ia kishte treguar më herët profesorit të saj në universitetin që ndjek”, theksoi Kougias.

Njëkohësisht persona nga ambienti i afërt i 18-vjeçares kanë nxjerrë në dritë fakte të reja. Një mike e vajzës raporton se 33-vjeçari e priste shpeshherë jashtë shkollës.
“Ai vinte jashtë shkollës, priste gjithmonë që ajo të mbaronte mësimin. Më herët ai po ngacmonte vajza të tjera madje ajo kishte ndërhyrë dhe i kishte thënë të ndalonte atë që po bën se ajo është shumë më e vogël se ai. Dhe në përgjithësi ka gjetur vajza nën 18 vjeç”, rrëfen mikja e 18-vjeçares.

Përveç mesazheve kërcënuese në celularin e vajzës ka edhe video dhe foto nga abuzimi, me të cilat ai e shantazhonte dhe telefoni është sekuestruar nga autoritetet për të zbardhur hetimet.
50-vjeçari, i cili ndodhet në qendrën e paraburgimit 24 orët e fundit, ka kërkuar që të merret në mbrojtje familja e tij dhe kërkesa u pranua nga autoritetet

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U EKZEKUTUA ME DHJETËRA PLUMBA/ Mafiozi grek u përfshi në një atentat ndaj një gjykatëseje
Previous article "AMBULANCA E PRURI TË VDEKUR"/ Familjarët rrëfejnë rrethanat e vdekjes së 20-vjeçarit: Çuni ndërroi jetë nga tërmeti

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT