Kryebashkiaku i Belshit është kërcënuar me armë. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se Arif Tafani është kërcënuar me armë nga një qytetar për shkak të detyrës.
Denoncimi është bërë nga vetë kryebashkiaku Tafani.
“Nuk ke më jetë po nuk më dhe 300.000 euro brenda një muaji. Më ke prishur lokalim buzë liqenit dhe kjo do paguhet me kokën tënde.Që të shpëtosh kokën do më paguash eurot dhe do më japësh një shesh ndërtimi te bashkia e re,” është shprehur agresori gjatë sulmit, tregoi Arifi. Nga ana tjetër vetë kreu i Bashkisë i është përgjigjur: “Nuk të kam cenuar askund.Për cdo gjë kam zbatuar ligjin.Shembja e ndërtimit të paligjshëm në Belsh në kuadër të rijetëzimit te sheshit kryesor të Belshit”.


