Claudio Ranieri beson se se Juventusi mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Bianconerët kanë arritur në finale të Ligës së Kampionëve në vitet 2015 dhe 2017, po dy finalet ka humbur, njërën nga Barcelona e tjetrën nga Real Madridi.

“Nëse ata janë të dytët në grup është vetëm sepse Barcelona janë në grup ata. Juve po vjen”.
“Ata janë si një peshkaqen, kur nuhasin gjakun në ujë ata nuk e lejojnë gjahun t’ju ikën. Forca është në karakterin e tyre”.
Me këtë rast Ranieri komentoi edhe formën e Gonzalo Higuain.
“Higuain është kampion, dikush që ka precizitetin e një snajperi në këmbën e tij. Lojtarët nuk janë robotë, kanë ulje dhe zbritje, por ju asnjëherë nuk duhet të dyshoni vlerat e tij. Goli që shënoi ndaj Milanit ishte i bomberi të pastër: kontrolloi topin, u largua nga lojtari që e ruante dhe lëshoi një goditje vdekjeprurëse”, shtoi Ranieri.