• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AFERA “CEZ”/ Ish ministri Ruli: Jam mësuar me sulme, nuk jam emocional si zoti Berisha,… I VOGLI
Home
Shqipëri

AFERA “CEZ”/ Ish ministri Ruli: Jam mësuar me sulme, nuk jam emocional si zoti Berisha,… I VOGLI

13 February, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ish-ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli u ndal gjerësisht tek çështja e privatizimit të CEZ, ku në pyetje është marrë ai dhe djali ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Përball Eni Vasilit në ‘Studio e Hapur’ në “News24” Ruli theksoi se ai nuk mund ta konsideroj faktin se është thirrur në prokurori si sulm politik, ashtu siç e ka cilësuar Shkëlzen Berisha. Sipas Rulit, djali i ish-kryeministrit nuk është mësuar me sulme politike dhe se Shkëlzen Berisha i sheh gjërat më me emocione.

Pjesë nga intervista
Cili ka qenë roli i Berishës në këtë çështje e privatizimit të CEZ?
Berisha ka qene këmbëngulësi dhe iniciatori i privatizimit dhe kërkonte që të bëhej kjo procedurë. Procesi ka qenë shumë intensiv, që nga fillesa, kur qeveria më autorizoi mua si ministër. Berisha ka qenë iniciatori, këmbëngulësi, e ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme këtë proces. Qoftë nga raportimet e mia, apo qoftë nga instancat e tjera.

Ka pasur ndërhyrje nga ai?
Në asnjë rast ska pasur. Jo vetëm për CEZ. Në atë kohë janë kryer 4 privatizime. Dhe ai ska pasur asnjë rast

I biri i tij, Shkëlezi është thirrur në prokurri. Ai e ka cilësuar sulm politik, ndërsa ju jo. Si e
shihni këtë gjë?
Unë jam njeri politik. jam mësuar me sulme politike. Më kollaj fle me armiqësinë sesa me miqësinë. Zoti Berisha, i vogli i sheh këto më me emocion sesa i shoh unë. Sulm politik është kur konkludohet vendimi politik. jam përfolur për të sqaruar pozicionin tim. Një shoku im që u kap në arratisje më pyetën edhe mua.

Po fakti që jeni mësuar, nuk e zhbën…
Eh për hë është hetim dhe më mirë është që të më pyesin sesa kur dalin karafilat dhe ‘sqarojnë’ gjithçka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Skriniar: I lumtur që qëndrova te Interi, por në verë…
Previous article A është takuar me Merxhanin dhe Kalajn, Genc Ruli? Ish-ministri: Ja kur i kam dëgjuar emrat e tyre

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE/ U aksidentua me furgon në Ksamil, 20-vjeçari humb jetën rrugës për në spital Aktualitet

TRAGJIKE/ U aksidentua me furgon në Ksamil, 20-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve Politikë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

TRAFIKUAN EMIGRANTËT/ GJKKO jep dënimet për 29 të pandehurit! Ja sa vite burg do të vuajnë (EMRAT) Aktualitet

TRAFIKUAN EMIGRANTËT/ GJKKO jep dënimet për 29 të pandehurit! Ja sa vite burg do të vuajnë (EMRAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT