• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DERI NË PIKËN E FUNDIT TË…”/ Veliaj shpërblen zjarrfikësit: Qëndruan 72 orë pa gjumë pas tërmetit dhe shirave
Home
Politikë

“DERI NË PIKËN E FUNDIT TË…”/ Veliaj shpërblen zjarrfikësit: Qëndruan 72 orë pa gjumë pas tërmetit dhe shirave

26 September, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar se do të jepet shpërblim për zjarrfikësit, të cilët kanë qëndruar në gatishmëri në tre ditët e tërmetit dhe shirave të dendur që pasuan. Veliaj tha se punonjësit e zjarrfikëses kanë qëndruar 72 orë pa gjumë për të qenë në gatishmëri ndaj çdo emergjence.

“Përsa i përket trajtimit të punonjësve të Emergjencave Civile, kur ju them kam parë njerëz 72 orë pa gjumë, duke procesuar sa takat mund të kishim deri në pikën e fundit të energjisë. Këta janë realisht heronj. Nuk i kem përditë nëpër postera, por kur vjen dita e fatkeqësisë, pa ata njerëz nuk do ia bëjmë dot. Kështu që dua ta përshëndes vendimin e kryeministrit dhe qeverisë për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë për punonjësit e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, sigurimin e jetës të punonjësve të sigurimit dhe shpëtimit, dhe ndihmën e menjëhershme financiare”, nënvizoi Veliaj .

Në Këshillin Konsultativ të qeverisjes qendrore dhe vendore, Veliaj tha se bashkitë shqiptare duhet të shfrytëzojnë solidaritetin ndërkombëtar pas tërmetit për të bërë një inventar të nevojave që kanë. Veliaj tha se ky moment duhet shfrytëzuar për tu pajisur me mjete për të mos qenë të papërgatitur në raste të tjera emergjencash. “Ditën e përmbytjes ne na duhej të punonim me gjysmë kapaciteti këtu që të çonim dhe pak ndihmë tek Rakipi në Kamëz, s’kishte lënë gjë, s’kishte zjarrfikëse, s’kishte motopompa, s’kishte asgjë. Dmth një qytet, duhet të menaxhonte edhe 3-4 bashki fqinjë, se në Vorë dhe në Kamëz s’kishte gjë.

Kështu që për të gjitha këto arsye, unë them tani që na ka ardhur kjo fatkeqësi, t’i bëjmë llogaritë mirë edhe tani që kemi një mbështetje ndërkombëtare të fillojmë të kërkojmë të bëjmë inventare të bashkive, çfarë nevojash kanë për zjarrfikëse, për mjete, për motopompa, për motosharra. Do bëjmë një relacion me të gjithë kërkesat që kemi ta shfrytëzojmë këtë mundësi, që me këtë bujari dhe solidaritet ndërkombëtar, imagjino kemi solidaritet nga vende që janë dy-tre mijë kilometra larg, dhe politikanë të tjerë dy kilometra larg, e kanë mendjen te pushteti. E paimagjinueshme”, tha Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Ndahet nga jeta ish-presidenti i Francës, Jacques Chirac
Previous article "VRASJET E BUJSHME NË TIRANË DHE..."/ Kush është "XUBI" i Yzberishtit në kërkim për plagosjen në... (EMRI)

k.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge... Politikë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT