Ish Presidenti i Francës Jacques Chirac ka ndërrura jete gjatë ditës e sotme ne moshen 86 vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë publik familja e tij.
Jacques Chirac vdiq në moshën 86 vjeç, pas afro pesë vjet larg kamerave. Paraqitja e tij e fundit zyrtare ishte në nëntor 2014. Dy dekada pas hyrjes së tij në Elysee, ai ishte larguar nga skena politike, por mbeti në sondazhet “presidenti më simpatik i Republikës së Pestë” në sytë e francezëve.
Jacques Chirac kaloi 12 vjet rresht në krye të vendit, midis 1995 dhe 2007.
Ish presidenti, ishte themeluesi i dy partive politike të krahut të djathtë.


