• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DERI NË 50 MUTACIONE”/ Virologët të shqetësuar: Lija e majmunëve është bërë më ngjitëse
Home
Shëndet

“DERI NË 50 MUTACIONE”/ Virologët të shqetësuar: Lija e majmunëve është bërë më ngjitëse

24 May, 2022 s.autor Shëndet

Virusi më i ri që ka vendosur në gjendje alarmi mbarë botën,  lija e majmunëve sipas virologëve ka evoluar shumë më shumë sesa mendohej më parë. Sipas një studimit të fundit nga shkencëtarët portugezë, lloji që qarkullon aktualisht është shumë i ngjashëm me atë që u shfaq në Britani katër vite më parë, shkruan Daily Mail.

Virologët kanë gjurmuar evolucionin e lisë së majmunëve, kanë bërë me dije se mostrat e marra nga një pjesë e vogël e pacientëve të prekur, tregojnë se ekzistojnë tashme 50 mutacione të këtij virusi.

Studiuesit pretendojnë se kjo shifër është “shumë më shumë se sa mund të pritej. Ata gjithashtu paralajmërojnë një evolucion të lisë së majmunëve, njëjtë si me Omicron.

Ndërkohë, prodhuesi i vaksinës së lisë, e cila është gjithashtu efektive kundër lisë së majmunëve, vitin e kaluar paralajmëroi se shpërthimet po bëheshin më të shpeshta, ndoshta për shkak të rritjes së transmetimit nga njeriu te njeriu.

Megjithatë, ekspertët janë ende duke analizuar gjenomin e lisë së majmunit dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë tha nuk ka asnjë shenjë se virusi ka prodhuar mutacione.

Por, pavarësisht kësaj, shtatëmbëdhjetë vende janë prekur nga virusi këtë muaj në një shpërthim të paprecedentë global, duke shkaktuar shqetësime se ai mund të ketë mësuar të përhapet më lehtë mes njerëzve.

Lija e majmunëve u identifikua për herë të parë te majmunët që përdoreshin për hulumtime (makakët) në Danimarkë në vitin 1958 . Megjithatë, majmunët nuk duket se janë nikoqirët natyrorë të virusit. Më shpesh është raportuar tek minjtë dhe ketrat. Rasti i parë te njerëzit u regjistrua në vitet 1970 në Republikën Demokratike të Kongos .

Sipas OBSH-së, shkalla e vdekshmërisë ka qenë rreth 3% deri në 6% . Virusi i lisë së majmunit të Afrikës Perëndimore konsiderohet të jetë më i butë se ai i Afrikës Qendrore. Lija e majmunëve ka tendencë të shkaktojë sëmundje më serioze te njerëzit me imunitet të dobët– si ata që i nënshtrohen kimioterapisë  dhe fëmijët.

Deri më tani nuk është shënuar asnjë viktimë nga lija e majmunëve në shpërthimin aktual në mbarë botën, por një fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar është në kujdes intensiv.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KËRKONTE DREJTËSI PËR DJALIN, POR..."/ Gazetari: Fatmira Dedaj u planifikua të ekzekutohej tek varri i të birit
Previous article JO VETËM, ENERGJIA, VAJI DHE MIELLI/ Si po ndikon lufta në Ukrainë në çmimet e pulave në Mbretërinë e Bashkuar?

s.autor

Postime të ngjashme

VAPA EKSTREME/ Kardiologët paralajmërojnë: Ky është aktiviteti që duhet shmangur gjatë orëve të nxehta Shëndet

VAPA EKSTREME/ Kardiologët paralajmërojnë: Ky është aktiviteti që duhet shmangur gjatë orëve të nxehta

KUJDES/ Ky zakon i përditshëm mund t’iu dëmtojë zërin po aq sa duhani? Shëndet

KUJDES/ Ky zakon i përditshëm mund t’iu dëmtojë zërin po aq sa duhani?

USHQIMI I THJESHTË QË MBRON ZEMRËN/ Ja si do ju ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe kontrollin e sheqerit në gjak Shëndet

USHQIMI I THJESHTË QË MBRON ZEMRËN/ Ja si do ju ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe kontrollin e sheqerit në gjak

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT