• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Deputeti socialist: Vjehrri i Bashës do iu marrë shqiptarëve 14 mln euro. Berisha i ekzaltuar: Vendim i …
Home
Shqipëri

Deputeti socialist: Vjehrri i Bashës do iu marrë shqiptarëve 14 mln euro. Berisha i ekzaltuar: Vendim i …

11 January, 2018 Ina.Autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Deputeti socialist Erjon Braçe, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Strasburgut, që detyron Qeverinë shqiptare të dëmshpërblejë vjehrrin e Lulzim Bashës, për prishjen e pallatit që bëri në Vlorë, në shkelje të ligjit.

“14 milion dollarë është çmimi i drejtësisë që mungon në këtë vend.

Ishte e qarte nga fillimi:

Prona mbi te cilen u ngrit pallati dyshohej se nuk ishte produkt i trashegimise, produkt i nje transaksioni te ligjshem, por prej fallsifikimit!

Nuk u hetua, gjykua, ndëshkua.

Prona mbi te cilen u ngrit pallati u zgjerua mu brenda ne det, ne menyre te paligjshme e kriminale!

Nuk u hetua, gjykua, ndëshkua.

Leja per zhvillimin e nje prone te tille, domethene ndertimin e ketij pallati,

u nxorr permes shantazhit kriminal-PD per kete qellim bllokoi keshillin bashkiak te Vlores ditet kur duhet te miratonte buxhetin, duke shantazhuar nje qytet te tere.

Nuk u hetua, gjykua, ndëshkua.

Prona e re dyshohej se u regjistrua ne kundershtim te qarte me ligjin, pa lejen e shfrytezimit-dokument baze, njesoj si prona ne themel te pallatit.

Nuk u hetua, gjykua, ndëshkua.

Nese do ishte hetuar, gjykuar, ndeshkuar, por mbi te gjitha nese do ishte verifikuar origjina e parave qe u investuan aty, historia nuk do ishte kjo.

14 milion dollare nga parate e tua dhe kujtdo tjeter ne kete vend, jane kostoja e drejtesise qe mungon ne kete vend”, shkruan Braçe.

Për vendimin e Gjykatës së Strasburgut ka reaguar plot gëzim, edhe Sali Berisha.

“Nuk eshte 13 milione por 2 miliarde euro gjoba e urrejtjes patologjike te skizofrenit Edi Rama per shqiptaret!

Te dashur miq, javet e para te instalimit ne pushtet Edi Rama i kremtoi duke shfryre urrejtjen shtazore ndaj kundershtarit politik dhe rrafshuar ne kundershtim flagrant ne Vlore nje pallat te tere vetem se aksioner ne ndertimin e tij ishte vjehrri i kryetarit te opozites.

Pallati ishte ndertuar ne truall privat ne perputhje me planin e qytetit me leje te rregullt te kryetarit socialist te Bashkise se Vlores dhe nuk kishte asnje lidhje me projektin e Lungomares por vetem me urrejtjen kafsherore te pakontrolluar te paranojakut me kartel klinike te botuar, ndaj kundershtarit politik.

Duke pershendetur kete vendim te Gjykates Europiane te Strasburgut informoj shqiptaret se ky eshte vetem fillimi sepse gjobat qe Shqiperia po merr e do te marre nga arbitrazhet nderkombetare dhe Gjykatat e vendeve te medha si dhe gjykata e Strasburgut arrijne qe tani, sipas disa burimeve te besueshme, ne mbi 2 miliard euro.

Ju siguroj se kjo shume, qe ka lidhje vetem me kater vitet e shkuara do rritet me shpejtesi çdo jave dhe muaj qe Noriega qendron ne pushtet. Gjobat e urrejtjes te te semurit psiqik ne krye te ekzekutivit jane nje thirrje per çdo shqiptar te permbysim sa me pare regjimin e tij”, shkruan Berisha.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Shqiptari kur digjet në diell përdor vetëm kos!", këtë ka bërë edhe reperi Gjiko (FOTO)
Previous article Çfarë fshihet pas humbjes së peshës? Flet mjekja: Mund të jetë kanceri shkaktari

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

GRUSHTE E SENDE TË FORTA/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë. 6 të shoqëruar Aktualitet

GRUSHTE E SENDE TË FORTA/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë. 6 të shoqëruar

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT