• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Deputetët shqiptar me makina super LUKSOZE! Zbuloni kush janë “SHEIKËT” e Kuvendit (FOTO)
Home
Shqipëri

Deputetët shqiptar me makina super LUKSOZE! Zbuloni kush janë “SHEIKËT” e Kuvendit (FOTO)

14 January, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Fotografia e ish kryeministrit anglez Cameron teksa udhëtonte me metro, me siguri ka çuditur jo pak shqiptarët, por kurrsesi anglezët të cilët e dinë mirë se të zgjedhurit e popullit, duhet të jenë modestë dhe aspak arrogantë dhe mendjemëdhenj në mënyrën e jetesës. Ndërkohë në Shqipërinë tonë të varfër, po të shkosh në Parlament, është sikur je tek koncesionari i makinave tipi i fundit. Kështu ngjan oborri i Parlamentit, plot me makina super luksoze të cilat sfilojnë duke i bërë karshillëk një realiteti që flet për standarte jetese shumë të ulëta. Sipas INSTAT, në vitin 2016, shqiptarët jetonin mesatarisht me 4 dollarë në ditë për frymë.

Mirëpo ka një Shqipëri tjetër, ajo e 140 të zgjedhurve tanë. Ata e refuzojnë standartin e popullit, ndërsa udhëtimet me mjete publike, nuk ekzistojnë as në ëndrrat e tyre më të largëta, me përjashtim të ndonjë periudhe fushate ku populizmi është në plan të parë.

Siç dihet, çdo vit deputetët bëjnë deklaratat e tyre të pasurisë. Sipas atyre çfarë deklarojnë, makinën më të shtrenjtë e ka deputeti i LSI, Agron Çela i cili vjen nga bota e biznesit. Shifra e makinës që ai ka deklaruar, është 147 mijë euro. Bëhet fjalë për një BMW tip i fundit, siç mund ta shikoni edhe në këtë foto.

I dyti është Sadri Abazi, deputet i Partisë Socialiste. Ai deklaron automjet me vlerë 105 mijë euro.

Një surprizë e vërtetë ka qenë makina e deputetit demokrat Nard Ndoka. Ai në deklaratën e pasurisë të vitit 2016, pohon se ka blerë një makinë 85 mijë euro. Makina e tij, një Mercedes S Class është një nga makinat më të pëlqyera të deputetëve tanë.

Një makinë të tillë ka edhe Lefter Koka, deputet i LSI, si dhe deputeti i Partisë Demokratike Halim Kosova. Po këtë markë pëlqen edhe Kryeministri Edi Rama pasi herë pas here e përdor një të tillë, me targa private si dhe Fatmir Mehdiu e Edi Paloka. Por edhe ish Kryeministri Sali Berisha përdor Mercedes, por jo tip i fundit.

Deputeti socialist Anastas Angjeli, ka deklaruar se ka blerë makinë 41 mijë euro. Nga fotoja shihet se bëhet fjalë për një Audi tip i fundit, markë e cila në bazë të opsioneve, shkon mbi 100 mijë euro.

Audi po kaq luksoz mban edhe Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri.

Taulant Balla ka deklaruar që gjatë vitit 2016, bashkëshortja e tij ka blerë makinë rreth 8 mijë euro. Ndërkohë ai vijon të mbajë një fuori stradë Land Cruiser mjaft luksoze.

Ndërkohë fuori stradë përdorin edhe Monika Kryemadhi, Shezair Rrokaj e Petrit Vasili të LSI, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa dhe deputetët socialistë Bashkim Fino e Fidel Ylli, por edhe Albana Vokshi e Jorida Tabaku. Bëhet fjalë për makina shumë të shtrenjta, që nga kërkimet në google, çmimet shkojnë mbi 80-90 mijë euro, nëse blihen të reja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Flet këshilltari i Isa Mustafës: Nuk ka probleme seriozie, por do të niset për në...
Previous article Pesë këshilla për të rënë në dashuri me ju

F.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin... Breaking News

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin...

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles Aktualitet

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

AMBASADORI I SHBA MERR ZYRTARISHT DETYRËN/ Eric Wendt i dorëzon letrat kredenciale Begajt! Momenti kur largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT