• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Flet këshilltari i Isa Mustafës: Nuk ka probleme seriozie, por do të niset për në…
Home
Rajon

Flet këshilltari i Isa Mustafës: Nuk ka probleme seriozie, por do të niset për në…

14 January, 2018 F.autor Rajon

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ditëve të fundit është duke u përballur me disa probleme shëndetësore, për çka edhe është shtrirë në spital. Mësohet se Mustafa aktualisht është i palëvizshëm, për shkak të këtyre problemeve – dhe se do të dërgohet për shërim jashtë vendit.
Burimet e Gazetës Express kanë thënë se Mustafa do të shtrihet nesër në një spital të Gjermanisë, deri në përmirësimin e gjendjes së tij.

Shkuarjen e Mustafës jashtë vendit për shërim e ka konfirmuar më vonë këshilltari i Mustafës, Besnik Berisha.

Lidhur me këtë çështje, njësoj është deklaruar edhe deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, i cili ka konfirmuar udhëtimin e Mustafës, duke thënë se gjendja e tij shëndetësore nuk është në rrezik, por që duhet të udhëtojë për të kryer disa kontrolle.

“Nuk ka dëmtime serioze. Pranë tij ka qëndruar vëllai i tij teksa do të udhëtojë për disa ditë dhe do të kryejë një rehabilitim. Së shpejti Mustafa do të deklarohet edhe personalisht për gjendjen e tij shëndetësore”, ka thënë Beqiri për Indeksonline.

Ai ka realizuar një vizitë tek Mustafa sonte rreth orës 20:30.

Sipas burimeve të Gazetës Express, mjekët dyshojnë se Kryetari i LDK’së është prekur nga sindoroma “Guillain-Barré syndrome”.

Trajtimi i kësaj sëmundjeje, për njerëzit që nuk kanë aktivitet të fortë fizik, apo për ata të cilët janë më në moshë, është shumë i vështirë dhe sëmundja mund të lë pasoja.

Burimet kanë thënë për Gazetën Express se mjekët janë duke kërkuar shkakun e kësaj gjendjeje dhe ndër shumë dyshimet e tyre se çka ka mundur ta shkaktojë këtë gjendje te Mustafa është edhe një sindromë shumë e rrallë.

Sindroma GBS është një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i trupit sulmon një pjesë të sistemit nervor periferik.

Simptomat e para të këtij çrregullimi përfshijnë shkallë të ndryshme të dobësisë ose ndjesive. Këto simptoma mund të rriten me intensitet derisa muskuj të caktuar nuk mund të përdoren fare dhe, kur është e rëndë, personi është pothuajse tërësisht i paralizuar.

Një individ i tillë shpesh vihet në një ventilator për ta ndihmuar me frymëmarrje dhe është parë nga afër për probleme të tilla si rrahje jonormale të zemrës, infeksione, mpiksje të gjakut dhe presion i lartë ose i ulët të gjakut.

Shumica e individëve, megjithatë, kanë shërim nga kjo sindomë, edhe pse disa vazhdojnë të kenë një shkallë të caktuar të dobësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Blen bombë të telekomanduar për të vrarë prindërit për shkak të të dashurës
Previous article Deputetët shqiptar me makina super LUKSOZE! Zbuloni kush janë “SHEIKËT” e Kuvendit (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it Rajon

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT