• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEPUTETËT E RINJ, TË PASTËR/ SPAK: Asnjëri prej 140 ligjvënësve nuk është nën hetim
Home
Breaking News

DEPUTETËT E RINJ, TË PASTËR/ SPAK: Asnjëri prej 140 ligjvënësve nuk është nën hetim

20 August, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Politikanët mund të rrinë të qetë edhe për disa kohë nga SPAK-u. Të paktën ata që nuk ëndërrojnë të bëhen ministra. Një lajm i mirë vjen nga Prokuroria e Posaçme, nga ku, zakonisht, janë mësuar të dëgjojnë akuza për korrupsion, pastrim parash, shkelje në tendera dhe pengim të drejtësisë akuza që u ngritën zyrtarisht për këtë vit ndaj katër prej tyre dhe konkretisht ndaj Ilir Metes, Erjon Velise, Monika Kryemadhit e Klotilda Bushkës.

Dy të tjerë ish kryeministri Sali Berisha dhe Fatmir Mediu janë dorëzuar më herët si të pandehur në gjykatë. Sakaq për 140 deputetët e mandatuar të Kuvendit të Shqipërisë pas 11 majit, SPAK nuk ka regjistruar asnjëri prej tyre si person nën hetim.

Top Channel e mori këtë përgjigje nga SPAK-u, pasi i dërgoi emrat e deputetëve të shpallur fitues nga KQZ-ja. Për shkak të shumë akuzave publike nga të gjitha palët, të ngritura veçanërisht, para zgjedhjeve, pyetja ishte direkt: A ka deputetë nën hetim? Përgjigja e SPAK-ut nuk ishte aq e drejtpërdrejtë, por, tani për tani, mjaftueshmërisht e kënaqshme për politikanët e vjetër dhe të rinj, në maxhorancë dhe në opozitë.

“Emrat e përfshirë në listat e dërguara, nuk rezultojnë të jenë regjistruar deri tani si persona në hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thotë SPAK për Top Channel.

Top Channel u konsultua me ekspertë penalistë për përgjigjen jodirekte të SPAK-ut, i cili nuk konfirmon a është dikush nën hetim, por thekson se zyrtarisht të 140 emrat nuk janë të regjistruar si emra nën hetim. Ekspertët thonë se praktika e deritanishme e SPAK-ut ka treguar se prokuroria e Posaçme regjistron një çështje pa emër konkret, mbledh prova rreth saj dhe më pas sapo e regjistron emrin në regjistrin e njoftimit të veprave penale jo shumë larg nga ky veprim  ngre akuzën qoftë edhe ndaj një politikani.

Deri tani, siç i pëlqen SPAK-ut ta vërë në dukje, nuk ka një regjistrim penal për ndonjë nga 140 deputetët e zgjedhur. Që do të thotë se deputetët socialistë, tani për tani, mund të presin me më pak stres përbërjen e re të kabinetit qeveritar, ndarjen e pushtetit në mandatin e katërt dhe ecurinë e karrierës në parti. Ndërsa deputetët e opozitës, mund  të bëjnë të qetë strategjinë kundër qeverisë 2025-2029./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NISJA E SESIONIT TË RI PARLAMENTAR/ Flamur Noka dhe Tedi Blushi takohen në selinë blu
Previous article DRAFTI LIGJOR/ ERE, ERRU, AKEP nga agjenci të pavarura në autonome, qeveria: Analizë çdo institucioni

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT