• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Departamenti Amerikan i Shtetit: Publikuam vendimin e ndalimit për Tom Doshin, nisur nga rëndësia e çështjes
Home
Shqipëri

Departamenti Amerikan i Shtetit: Publikuam vendimin e ndalimit për Tom Doshin, nisur nga rëndësia e çështjes

4 May, 2018 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Departamenti Amerikan i Shtetit, i pyetur nga Respublica për ndalimin e hyrjes në SHBA të Tom Doshit dhe familjes së tij, ka dhënë këtë përgjigje:

“Departamenti ka informacione të besueshme se z. Doshi është përfshirë në korrupsion të thellë(significant corruption) gjatë mandatit të tij si anëtar i Parlamentit.

Në përgjithësi korrupsioni shkakton kosto thelbësore mbi ekonominë, shoqërinë dhe sigurinë; mund të krijojë lehtësi për krimin e organizuar, të dobësojë besimin ndaj sundimit të ligjit dhe qeverisjes.

Kjo ndikon drejtpërdrejt interesat e sigurisë kombëtare të ShBA, ato ekonomike dhe të politikës së jashtme dhe ne besojmë se dëmton edhe interesat e shteteve partnere.

Në rrethanat e këtij rasti të veçantë ne besojmë se është e rëndësishme që qeveria dhe populli shqiptar të dinë sesa seriozisht e shohim ne korrupsionin publik dhe përfshirjen e z. Doshi në akte korruptive”.

DASh shton se marrja e informacioneve të besueshme për përfshirje në akte korrupsioni apo shkeljesh të të drejtave të njeriut e detyron atë të përkufizojë zyrtarin përkatës dhe familjen e tij në kuptim të dispozitave të Seksionit 7031.

Për këtë arsye çdo informacion që i referohet DASH dhe që klasifikohet i besueshëm do të shoqërohet me vendime të ngjashme dhe në përgjigjen e vet, Departamenti e njofton një gjë të tillë kur shton në përgjigjen e vet për ResPublica se:

“Ne po rishikojmë aktivisht rastet dhe po e aplikojmë këtë autoritet me të gjitha vendet. Në varësi të rrethanave të veçanta disa përcaktime bëhen publike ndërsa të tjera janë private”.

Nëse na lejohet ta interpretojmë këtë pasazh rezulton se mund të ketë vendime ndalimi për zyrtarë të tjerë shqiptarë që mund të mos bëhen publike për arsye që i vlerëson Departamenti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ulreich tregon momentin e gafës së madhe dhe se çfarë i thanë shokët
Previous article Nga riveshja e mbathjeve deri tek fshirja me letra të lagura, ja çfarë (nuk) duhet të bëjë një femër menjëherë pas seksit

Redaktor2

Postime të ngjashme

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani Aktualitet

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT