• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DENONCON QYTETARI: Makina në Tiranë, gjobën e vuri Rrugorja në Tepelenë! Policia e Gjirokastrës: Ishte me shpejtësi, kemi pamjet
Home
Aktualitet
Kronikë

DENONCON QYTETARI: Makina në Tiranë, gjobën e vuri Rrugorja në Tepelenë! Policia e Gjirokastrës: Ishte me shpejtësi, kemi pamjet

30 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një qytetar ka denoncuar publikisht se i është vendosur një gjobë në mënyrë të paligjshme nga Rrugorja e Tepelenës, ndërsa makina e tij, sipas tij, ndodhej fizikisht në Tiranë në momentin e pretenduar të shkeljes.

“Po na vendosin gjoba pa qenë fare në ato vende”, shprehet qytetari, i cili u gjobit me 1000 lekë për shkelje në Tepelenë më 26 gusht 2025, ora 22:07. Nga verifikimi i të dhënave GPS, rezulton se automjeti ndodhej në kryeqytet.

Pas denoncimit, Policia Rrugore Gjirokastër reagoi duke sqaruar se radari automatik ishte instaluar më 26 gusht në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, në vendin e quajtur “Lapidari”, Mogila. Sipas njoftimit, në orën 15:34 u konstatua një automjet tip “Volkswagen Tiguan” duke tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Policia sqaroi se masa administrative u vendos bazuar në pamjet filmike të radarit dhe se drejtuesi i automjetit ka të drejtë të shohë pamjet në rast kontestimi.

Qytetari insiston se shkelja e regjistruar nuk i përket dhe pretendon se gjoba është e padrejtë, duke hapur debat mbi saktësinë e radarëve automatikë dhe sistemet e gjurmimit.

Reagimi i plotë i Policisë:

“Në lidhje me një postim të publikuar në rrjetet sociale, ku një shtetas pretendon se në datën 26.08.2025, në orën 22:07, i është vendosur masë administrative në qytetin e Tepelenë, ndërkoh automjeti i tij në këtë orë ndodhej në Tiranë, ju informojmë se:   

Policia Rrugore Gjirokastër në vijim të kontrolleve intensive me dron dhe me radar, me qëllim sigurinë rrugore, më datën 26.08.2025, kanë instaluar radarin automatik në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës” në vendin e quajtur “Lapidari”, Mogila, ku në orën 15:34, është konstatuar automjeti tip “Volkswagen Tiguan”, duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara. Meqënëse radari është automatik, punonjësi i Policisë në përfundim të shërbimit, ka plotësuar masat administrative bazuar në pamjet filmike të regjistruara nga radari automatik. Drejtuesi i automjetit në rast kontestimi, Policia Rrugore do t’i vendosë në dispozicion pamjet filmike dhe orën e konstatimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër falenderon qytetarët dhe median për denoncimet, si dhe fton që të vijojnë të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë, konform ligjit dhe me paanshmëri”.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HARROJENI FRYRJEN E BARKUT/ Hani këto ushqime për tretje dhe shëndet më të mirë të zorrëve
Previous article EKZEKUTOI NË SHQIPËRI GRUAN QË MBANTE FËMIJËN 1-VJEÇ/ “Daily Mail” investigim për vrasësin nga Berati: Si u fut dy herë ilegalisht në Angli?!

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT