Këshilltarja e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Reila Bozdo ka bërë një denoncim të rëndë ditën e sotme.
Bozdo, përmes një statusi në profilin e saj në ‘Facebook’, thotë se në një kopësht në Tiranë, burri ka goditur me grushte gruan e tij.
E gjithë ngjarja, sipas saj, ka ndodhur në sy të fëmijës që gruaja e mbante në dorë.
Edhe pse policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, autori është larguar duke u shpëtuar bluve të Tiranës.
DENONCIMI I BOZDOS NË ‘FACEBOOK’
“Nje skandal ka ndodhur tani ne nje kopesht ne Tirane.
Ne oborrin e kopshtit nje burre ka goditur ne fytyre gruan e cila mbante nga dora nje femije. Gruaja eshte lenduar ne fytyre, ne hunde. Edhe femija qe mbante me vete raportohet se eshte lenduar.
Policia ka mberritur ne vendngjarje, por autori eshte larguar.
Ky eshte rast ekstrem, ku dhuna ne cift ndodh ne prani te femijeve, ne oborrin e nje institucioni arsimor ku ekspozohen maksimalisht ndaj dhunes femijet e ciftit dhe femije te tjere te kopshtit.
I bej thirrje policise se shtetit te veproje me urgjence me arrestimin e autorit!
I bej thirrje policise bashkiake te ruaje institucionet arsimore nese ka qellim t’i hyje ne pune vertet qytetit!“.

Postimi i Bozdos në ‘Facebook’


