• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
2018 për Pukën një “surprizë”. Destinacioni i vitit për shumë turistë, ja përse (FOTO)
Home
Sociale

2018 për Pukën një “surprizë”. Destinacioni i vitit për shumë turistë, ja përse (FOTO)

8 January, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Liqeni artificial i Pukës, së bashku me parkun e pishave do të jenë surpriza e bukur e radhës për vizitorë të huaj dhe vendas.

Punimet e krijimit të zonës rekreative të Pukës, rrotull liqenit artificial, deri dje e kthyer në një gropë septike, sot falë rehabilitimit të kryer është shndërruar plotësisht dhe krijon veç të tjerash edhe një peizazh të harmonishëm alpin.

Shumë shpejt, Liqeni dhe parku i pishave do të jenë një risi turistike e rangut të parë që do shpërfaqet në këtë zonë të qytetit verior e që padyshim do të tërheqë një numër të madh vizitorësh për të shijuar klimën unike që kjo krahinë rezervon.

Qyteti i Pukës prej muajit maj 2017, është duke përjetuar një ndërhyrje të rëndësishme për rikualifikimin e qendrës së qytetit të Pukës dhe Liqenit të Vogël.

Investimi synon ta shndërrojë qytetin e Pukës dhe rrethinat e tij në një destinacion turistik gjithëvjetor nëpërmjet urbanizimit dhe rijetësimit të shesheve të qytetit dhe hapësirave përreth liqenit të vogël.

Projekti parashikon ndërhyrje në sheshin para Bashkisë, i cili përbën pjesën më vitale të qytetit, pasi aty ndodhen institucione të rëndësishme administrative dhe kulturore. Sheshi do të jetë tërësisht këmbësor dhe në qendër të tij, do të vendoset një pasqyrë ujore.

Edhe sheshi para Hotel Turizmit, do të transformohet në një nyje kryesore të aktiviteteve kulturore dhe artistike në qytet. Sheshi do të ketë lidhje të drejtpërdrejtë me liqenin e vogël.

Hapësira midis dy shesheve, do të kthehet në shëtitore.

Ndërkohë punimet për rehabilitimin e liqenit të vogël, konsistojnë në pastrimin total të fundit të liqenit, rehabilitimin e skarpateve, rritjen e sipërfaqes së pasqyrës ujore dhe përdorimin e hapësirave përreth tij gjatë gjithë vitit. Hyrja për në liqen do të zgjerohet dhe në jug të saj do të ketë një kënd lojërash për fëmijë.

Ndërsa në zonën lindore parashikohet ndërtimi i pikave panoramike dhe 2 urave. Investimi, që po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ka një vlerë prej rreth 174 milionë lekë dhe financohet nga Banka e Këshillit të Europës për Zhvillim (CEB), në kuadër të Projektit “Punët në Komunitet IV”. Punimet parashikohet të përfundojnë në Mars 2018.

Bashkia dhe investitori po studiojnë shtimin e fondeve me qëllim ndërtimin e parkut të lojërave të aventurës mes kurorës së gjelbër të qytetit dhe liqenit, çfarë do t’i jepte Pukës një investim unik dhe tërheqës kryesisht për pushuesit.

Kreu i bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj në një prononcim për ATSH-në, thotë se ky investim po i ndryshon pamjen Pukës, e cila ishte lënë në harresë prej 25 vitesh.

Falë mbështetjes së qeverisë, shprehet Gjonaj, u rivitalizuan fasadat e qytetit, ndërkohë këtë vit qeveria do të investojë sërish në pjesën e mbetur të qytetit që të përfitohet një hapësirë totalisht e rivitalizuar.

“Verën e ardhshme Puka do të ofrojë një pamje krejt tjetër për pushuesit”, shprehet Gjonaj./ATSH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Denoncon këshilltarja e PD në Bashki: Dhuna akoma ekzistente, sot një tjetër rast
Previous article Transferimi/ Inter vendos për Deulofeun

g.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT