Një rast i çuditshëm denoncimi për vjedhje makine, mbushur me doza humori, është regjistruar në Vlorë.
Një grua denoncoi disa ditë më parë vjedhjen e “Benz”-it. Policia arriti t’ia gjente makinën dhe atëherë gruaja u kujtua se nuk ia kishin vjedhur, por se ajo kishte harruar ku e kishte parkuar.
Për Policinë kjo ngjarje nuk përbën vepër penale.
Komisariati i Policisë Vlorë
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 10. 09. 2018, në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë, u gjet mjeti tip “Benz”, i shtetasit Xh. H., vjeç 74, banues në Vlorë, i deklaruar i vjedhur, më datë 06. 08. 2018, në lagjen “Lef Sallata”, ku shtetësia E. H., vjeçe 35, banuese në Vlorë, deklaroi se nuk mbante mend se ku e kishte parkuar mjetin. Ngjarja nuk përbën vepër penale.


