• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DENONCIMI i Berishës: Po emërohen në sistemin e drejtësisë njerëz që nuk kanë kriteret ligjore për të qenë magjistratë
Home
Politikë

DENONCIMI i Berishës: Po emërohen në sistemin e drejtësisë njerëz që nuk kanë kriteret ligjore për të qenë magjistratë

3 November, 2025 s.autor Politikë

Kreu i PD, Sali Berisha vijoi akuzat ndaj kryetares së GJKKO, Irena Gjoka duke deklaruar se ajo është e dënuar nga drejtësia greke për falsifikim të vizës.

Sipas Berishës, dënimi i marrë në Greqi e ndalon, sipas Kushtetutës, të ushtrojë detyrën apo funksionet e magjistratit.

Gjithashtu, Berisha denoncoi se po emërohen në sistemin e drejtësisë njerëz që sipas tij nuk kanë kriteret ligjore për të qenë magjistratë.

“Vijon përdhosja e institucioneve të drejtësisë me njerëz që nuk kanë kriteret ligjore për të qenë magjistratë sepse janë kriminelë ordinerë delinkuentë. Me njerëz që duhet të jenë në burgu pasi kanë shkelur ligjin dhe kanë fshehur ekspulse dhe dënime penale. Fytyra e reformës në drejtësi dhe kapja e kësaj reforme dhe institucioneve të drejtësisë, ikona e kësaj reforme është Irena Maneku Gjoka Spata. Keni parë me dy mbiemra, por grua me pesë mbiemra nuk kam parë gjer sot përveç kësaj”, u shpreh Berisha.

Sali Berisha: Miqtë e mi, kjo është platforma ku para shqiptarëve paraqiten fakte dhe të vërtetat që provojnë se çfarë llumi njerëzor, se çfarë dhunuesish monstruozë të ligjeve dhe të Kushtetutës, ka grumbulluar reforma e Xhorxh Sorosit në institucionet e drejtësisë. Këta narkofunksionarë, që marrin rrogat më të larta në Ballkan, që marrin rroga stratosferike, këta janë njëkohësisht mbrojtës, avoketër të krimeve të shëmtuara. Janë njëkohësisht dhunues të pafytyrë dhe të pacipë të Kushtetutës së vendit dhe ligjeve të këtij vendi.

Sot para jush kam sjellë dokumente të reja me të cilat faktohet fytyra e vërtetë e Altin Troplinit, e KLGJ-së, e ILD-së dhe qeveritarëve të tjerë.

Tani, ju lutem, mund të ndiqni sa vijon:

Vijon përdhosja e institucioneve të drejtësisë me njerëz që nuk kanë kriteret ligjore për të qenë magjistratë sepse janë kriminelë ordinerë delinkuentë. Me njerëz që duhet të jenë në burgu pasi kanë shkelur ligjin dhe kanë fshehur ekspulse dhe dënime penale.

Fytyra e reformës në drejtësi dhe kapja e kësaj reforme dhe institucioneve të drejtësisë, ikona e kësaj reforme është Irena Maneku Gjoka Spata. Keni parë me dy mbiemra, por grua me pesë mbiemra nuk kam parë gjer sot përveç kësaj.

Një kriminele e dënuar me vendim të formës së prerë të drejtësisë greke për falsifikim të vizës dhe që ka fshehur ligjin, i cili sipas Kushtetutës e ndalon atë të ushtrojë detyrën apo funksionet e magjistratit.

Irena me 5 mbiemra ka fshehur ekspulsin, nuk e ka deklaruar sipas ligjit të dekriminalizimit, gjë që përbën vepër penale të veçantë për çdo njeri të ligjit, por jo për Altin Troplinin, as për ILD-në, KLGJ-në dhe qeveritarët.

Institucionet e kapura të KLGJ-së, SPAK, ILD, nuk veprojnë për këtë krim flagrant, ndaj sot paraqes para jush provën e re, të radhës, vërtetimin e lëshuar nga drejtoria e përgjithshme e policisë së Greqisë, me të cilin vërteton ekspulsin e Irena Gjoka Manekut nga territori grek si pasojë e hyrjes së saj në Greqi me vizë të falsifikuar.

Ky dokument që paraqes sot para jush është dokument origjinal, i lëshuar nga policia greke me vulë apostile, siç kishte vulë apostile dokumenti i gjykatës së Janinës për dënimin penal të Irenës me 5 mbiemra.

Ky dokument fshihet nga Altin Troplini.

Altin Troplini e mban në hetim paraprak, e kuptoni vetë, se po të futi Troplini në hetim paraprak duhet të paguash miliona dhe pastaj qetësohet dosja. Siç është rasti i Kreshnikut të Manzës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITËSE/ Moderatorja amerikane vret nënën me thikë për Halloween
Previous article KALLËZIMI I ISH-KREUT TË UJËSJELLËSIT NË SHKODËR/ Bardh Spahia shkon në GJKKO

s.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT